Për herë të parë, sektorët e mirëqenies konvergojnë sëbashku në Pallatin e Kongreseve në Textile and Fashion Show, Festivalin e Luleve, Peizazhit Urban dhe Pet Show, organizuar nga Klik Ekspo Group në datat 8-10 qershor në Pallatin e Kongreseve.
Përqendrohemi këtë verë tek e përditshmja dhe e prekshmja, tek përsosja e stilit personal dhe mënyrës së jetesës, nga përkujdesja për kopshtin e shtëpisë, tek arkitektura e sipërfaqeve të gjelbra urbane, nga kultura dhe kujdesi për kafshët e shoqërimit, tek nismat gjithëpërfshirëse në mbrojtje të mjedisit.
Moda-Stil dhe look me të cilën merremi çdo ditë: Moda është ndër industritë e fundit pa eksternalitete që ndotin natyrën, e shfrytëzojnë pa e shteruar, frymëzohen duke e mbarështuar. Veshje me materiale ekologjike, shembujt më të mirë të ndërmarrjejeve që nuk ndotin mjedisin gjatë proçesit të prodhimit do të prezantohen në Textile and Fashion Show. Moda e Përgjegjshme e Riciklimit duke i dhënë vlerë mbetjeve urbane, nxitja e pedalimit përmes “Manualit të Çiklistit Urban”, janë nisma që nxisin ndërgjegjësimin e qytetarëve për të mbrojtur ambientin si një vlerë të përbashkët.
Graffiti & Street Art Show: Pjesëmarrja e artistëve të graffitit në rrugë, David Campana artist që merr kërkesa në vazhdimësi për punë të vërteta për të vënë firmën e tij mbi ambiente private rezidenciale, ambiente publike, bare dhe restorante e të tjera lokale, muret e të cilave, të brendshme apo të jashtme, mbajnë artin e PANIC.
Profesionet “Natyrale”: Që nga kompozimet e peisazheve dhe koreografive me lule e bimë, deri tek sythet e një zhvillimi të ri të sektorit, do të grupohen kultivuesit lokalë, ndër të cilët Garden Line, furnizuesit ndërkombëtarë, artizanë dhe të pasionuar, e deri tek studiot e dizajnit dhe arredimit dhe gjelbërimit të Qytetit, me fokus të veçantë femijët dhe të rinjtë artistë e të pasionuar. Tiranës i shtohet një “serë e re” për vizitorët dhe specialistët në kërkim të "prerjeve" të reja urbane, kohës së lirë cilësore, rritjes dhe lartësimit përmes punës së dorës dhe artizanales, përkujdesjes ndaj Kafshëve në “Pet Care Fair” e të tjera nisma që mbrojnë të mirat e pasuritë e përbashkëta.
Sektor Evergreen: Edhe pse vitet e fundit rritja e importeve ndaj eksporteve i ka kthyer kultivuesit në tregtarë, shënjestra e Festivalit të Luleve dhe Peisazhit do të jetë rivlerësimi i produktit "Prodhuar në Shqipëri" dhe nxitja e investimeve nga kompanitë e huaja. Ngushtësisht i lidhur me Mjedisin, rritjen e hapësirave të gjelbra dhe inkurajimin e komunitetit të biznesit për të investuar në infrastrukturën e gjelbër të qyteteve, mbjelljen dhe përkujdesjen e pyjeve, ujërave dhe ajrit, menaxhimin e mbeturinave urbane dhe riciklimit apo rivlerësimit të mbetjeve.
Klik Ekspo Group i çel këto nisma më 8 qershor, në përkim me një ditë të shënuar: Dita e Ekspo-ve të mbarëbotshme (Global Exhibitions Day). Një nga motot e kësaj dite është: Inkurajo profesionistët e industrisë së panaireve dhe frymëzo brezat e ardhshëm!
Kjo moto vlen edhe për vendin ku jetojmë e punojmë, ku ndërtojmë evente e thurim ëndrra, ku buzëqeshim e festojmë me fitoret e vërteta, por edhe dëshpërohemi nga evente të ushqyera nga mediokriteti.
Le të kontribuojmë për të bashkëpunuar më tepër në emër të progresit dhe ëndrrës së bukur të fëmijëve tanë për një Shqipëri të njëmendtë europiane!
/Shqiptarja.com