TIRANE- Rreth orës 11: 25 minuta disa ish të burgosur politikë të cilët ishin vendosur pranë selisë së tyre, para parlamentit janë shtyrë dhe janë marrë me forca nga 3 makina të policisë. Mendohet se ish të burgosurit politikë, pjesëmarrës dhe në grevën e urisë e cila u mbyll pak ditë më parë, do të protestonin për të kërkuar të drejtat e tyre para Parlamentit, ku ndodhet dhe selia e ish të burgosurve. Por ata nuk janë lejuar nga policia. Ajo i ka shtyrë dhe i ka futur në 3 makina policie.
Mes të shoqëruarve ishin dhe Skënder Tufa, Agim Kollçaku. Pamjet e filmuara nga Top-Channel tregonin momentin e shoqërimit me forcë. Ata u shoqëruan në komisariatin nr 1. Besim Valteri, njëri prej ish të burgosurve politikë, pjesëmarrës dhe në grevën një mujore, në një lidhje telefonike për TV A1 Report tregoi momentin e shoqërimit. “Tre furgona policia na morën si kafshë. As vetë nuk e di si ndodhi. Na kanë ngritur në ajër, dhe këmbët nuk ka preknin as tokën. Jemi nja 20 vetë të shoqëruar në komisariat dhe mes nesh ka dhe 5-6 gra” - Tha Besim Valteri në lidhje telefonike të cilën u detyrua ta ndërpreste pasi pranë tij po vinte dhe një polic. Ata treguan se kishin qëllim të prisnin Klinton.
Menjëherë më pas Policia e Tiranës sqaroi incidentin te Kuvendi. Sipas saj nuk ishin shoqëruar rreth 15 të përndjekur por 3 persona, të cilët nuk kishin zbatuar rregullin për mos parkimin e makinave. “Nuk kemi arestuar askënd, por vetëm 3 persona që thyen rregullat e qarkullimit. Personat e tjerë të shoqëruar janë lënë të lirë”- deklaroi Alma Katragjini, zëdhënësja e policisë së Tiranës.
Rreth orës 15:00 policia liroi 3 të shoqëruarit.

(Momenti i lirimit të tyre nga komisariati i policisë)
/Shqiptarja.com