TIRANE- Vizita e sekretares amerikane të shtetit, Hilari Klinton në Tiranë ka vënë në lëvizje qeverinë, e cila brenda natës ngriti bustin e ish-presidentit të SHBA-së, Thomas Woodrow Wilson në sheshin “Wilson”, tek rrethrrotullimi i Tiranës së Re.
Busti i Wilson, kishte 3 vite që ishte ndërtuar dhe ishte lënë në harresë, duke dalë në dritë vetëm gjatë pasdites së sotme.
Busti i skulptorit Gentian Tabaku u fitua në konkursin e 3 viteve më parë të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Gjatë paradites së djeshme nuk kishte asnjë shenjë treguese të ndërtimit të këtij busti, ndërkohë që pasdite disa punëtorë ishin mobilizuar për ngritjen e tij. Gjatë gjithë pasdites së djeshme, (31 tetor) punëtorët brenda një kohe të shkurtër kishin hequr koshat e mbeturinave dhe kishin ngritur skelat. Ishin bërë të gjitha përgatitjet, madje ishte vendosur piedestali dhe emri i ish-presidentit amerikan. Busti është vendosur paraditen e sotme, mendohet para se zonja Klinton të zbriste në Tiranë.

(foto: Punimet naten)

(Foto: Punimet naten)
Madje gjatë natës është kujdesur për çdo detaj, mes të cilëve nuk ka munguar dhe vendosja e luleve dhe rregullimi i lulishtes në rethrrotullimin e Tiranës së Re, lule të cilat do të rrethonin bustin e ish-presidentit amerikan. Sot ne mengjes sheshi Wilson ishte si më poshtë.

Nuk dihet nëse ia vlente gjithë ai mund pasi vizita dhe axhenda e zonjës Klinton ishte tepër e ngjeshur dhe ndoshta ajo nuk ka pasur mundësi ta shikonte, gjithsesi ardhja e saj shërbeu që më në fund pas 3 vitesh sheshi që mban emrin e ish presidentit amerikan tani të ketë dhe bustin. Ashtu siç i ka hije.
(eç/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com