TIRANE - Këtë buzëmbrëmje, pas 20 vjetësh, ish Metalurgjiku i Elbasanit do të rizgjohet ndryshe. Mbi gërmadhat e tij do të ketë pothuaj aq shumë njerëz sa ka pasur dikur punëtorë vet qyteti industrial. Në orën 5.00 të mbrëmjes starton eventi i madh artistik i titulluar “Informal Mind” (mendje e hapur), i cili do të mbahet i hapur deri më 15 tetor 2014. Organizatorët e fondacionit MAM, qendra multidisiplinare e lëvizjes artistike në Tiranë, presidentja dhe kuratorja Ema Andrea, kuratorët Klod Dedja, Ana Dragic, Sonja Lau, të enjten në një konferencë për median në Tiranë, bënë të qartë gjithçka do të ndodh në eventin e sotëm të Elbasanit. Ndërkohë, kuratori Klod Dedja rrëfen posaçërisht për “Shqiptarja.com” mënyrën e organizimit dhe konceptin kuratorial të eventit.