TIRANË- Për herë të parë pas zgjedhjes së tij në krye të SPAK, kryeprokurori Klodian Braho prezantoi para Këshillit të Lartë të Prokurorisë bilancin e punës gjatë vitit 2025 në goditjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Para anëtarëve të KLP-së, Braho u ndal në shifra duke thënë se gjatë viti që lamë pas janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet të reja. SPAK mbylli hetimet për 216 çështje, i njëjti nivel me atë të vitit paraardhës.
Kryeprokurori i posaçëm bëri edhe një bilanc të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, të cilat kapin vlerën 45.4 mln euro, nga të cilat 12.4 mln euro është vlera e kriptovalutave që i janë kapur anëtarëve të grupeve kriminale. Njëjtë si paraardhësi i tij Altin Dumani, edhe Klodian Braho ngriti shqetësim nevojën që vetë vendi ynë të ketë një portofol për administrimin e kriptovaltuave të sekuestruara.
“Kemi pasur problematik për administrimin e tyre. Në dijeninë time po bëhen akte ligjore për t’i administruar. Deri tani kemi bashkëpunuar me autoritete të tjera për marrjen dhe menaxhimin e administrimit të tyre, si e vetmja formë. Shpresojmë që Agjencia e Sekuestrimeve të administrojë portofolat e tyre. Pavarësisht mungesës, ka hapa pozitiv që kjo do të rregullohet së shpejti”, tha Braho.
Kritikave për masën e arrestit me burg, Braho iu përgjigj se SPAK e ka trajtuar këtë masë si mjetin e fundit dhe se gjatë vitit 2025 pësoi një ulje me 53.4%.
"Për vitin 2025, lidhur me veprat penale të korrupsionit, kjo masë zë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024), ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 21.4% të personave nën hetim (nga rreth 31% në vitin 2024)”, tha Braho.
Kreu i SPAK u pyet nga mbi ngarkesën që ka Prokuroria e Posaçme dhe çfarë ndryshimesh do të ishte e nevojshme të bëheshin për të ulur nivelin e ngarkesës. Braho tha se trupa prej 20 prokurorësh është e mjaftueshme, por duhet të rritet niveli i profesionalizimit të agjentëve të BKH. Braho tha se këtë vit do rekrutohen 40 hetues tëtjerë dhe kjo do të ndikojë në në punën e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë së hetimeve.
Njëjtë si Dumani, edhe Braho mendon se duhet rishikuar kufiri i veprës penale të korrupsionit. Ai theksoi se pragu aktual prej 50 mijë lekësh është shumë i ulët dhe sjell një numër të madh çështjesh në SPAK, ndaj duhet rritur.
Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, Braho tha së në vitin 2025 ka pasur ulje të çështjeve të regjistruara për këtë vepër penale. Në vitin 2024 u regjistruan 101 çështje kundrejt 74 çështjeve të regjistruara vitin e kaluar. Në luftën kundër krimit të organizuar edhe pse numri i çështjeve dhe hetimeve të regjistruara është më i ulët krahasuar me vitin 2024, çështjet dhe hetimet e përfunduara kanë shënuar një rritje me rreth 3.4% (nga 58 në vitin 2024, në 60 në vitin 2025). Krimet në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal” kanë riskun më të lartë për tu kryer me 54%. Me risk më të ulët janë krimet për “trafikun e qenieve njerëzore” (1.4%) “mashtrimi kompjuterik” (4.5%) dhe “Terrorizmi” (12%).
Struktura Posaçme Antikorrusion thekson se në vitin 2025 ka pasur rritje me 70% të çështjeve të regjistruara që janë referuar nga Policia e Shtetit, nga 30% krahasuar me vitin paraardhës.
lajm në përditësim...
Në raportin e SPAK për vitin 2025, thuhet se celularët përbëjnë 70-80% të provave totale. Kreu i SPAK Klodian Braho u shpreh se për sekuestrimin dhe përdorimin e celularëve të personave nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, prokurorët i drejtohen GJKKO-së, që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
“Ekspertizat, telefonat kanë numri më të madh se janë më të përdorura se pajisjet kompjuterike. Me daljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, SPAK ka ndryshuar procedurë e këqyrjes, sekuestrimit dhe marrjes së të dhënave. Prokurorët e drejtohen gjykatës për të marrë autorizim për të marrë të dhëna nga celulari dhe për ti përdorur”, tha Braho.
Kreu i SPAK Klodian Braho tha se përfundimi i mandatit të prokurorëve të posaçëm dhe pa të drejtë rikandidimi, do të ndikojë në ngadalësimin e hetimit të çështjeve.
“Sesi do të ndikojë ndryshimi i prokurorëve, është e ndryshme mënyra sesi e heton dhe e përfaqëson një prokuror që ka eksperiencë të gjatë, me një prokuror që vjen me ditën e parë dhe përballet me një organizatë kriminale. Duhet pasur parasysh që nuk kanë eksperiencën e mëparshme. Proceset gjyqësore do të vijojë me të njëjtën shpejtësi. Në hetim do të ndikojë dhe do të ngadalësojë shpejtësinë. Do të jetë e përkohshme”, tha Braho.
Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet nga anëtarët e KLP nëse ka presione nga politika. Në përgjigje, Brajo tha se retorikat politike nuk përbëjnë kërcënim për punën e prokurorëve të SPAK. Ai tha se shqetësim do të ishte vetëm në rast se do kishte ndryshime ligjore për kompetencat e institucionit, por deri më tani nuk ka drafte të tilla ligjore.
“Retorikat politike nuk përbëjnë kërcënim, janë retorikë. Janë shqetësuese nëse do të kishte ndryshime ligjore për kompetencat e institucionit. Nuk ka një gjë të tillë deri tani. Nëse do kemi drafte të tilla ligjore, do e bëjmë publik shqetësimin tonë dhe do ia përcjellim KLP-së. Për burimet njerëzore, prokurorët nuk kanë këshilltarë ligjor, veç drejtuesi. Ne jemi munduar të harmonizojmë punën dhe të ndihmojmë prokurorët. Duhet ndryshohet situata që prokurorët të kenë këshilltarët e tyre ligjor”, tha Braho.
Kreu i SPAK Klodian Braho shprehu nevojën e krijimit të një portofoli për administrimin e kriptovalutave të sekuestruara, një vlerë që për vitin 2025 shkon deri në 12.4 mln euro.
“Janë 3 vendime për sekuestrime për kriptovaluta në 2025. Ka sekuestrime edhe gjatë 2026-ës. Faza ligjore e njëjtë si për çdo pasuri. Kemi pasur problematik për administrimin e tyre. Në dijeninë time po bëhen akte ligjore për t’i administruar. Deri tani kemi bashkëpunuar me autoritete të tjera për marrjen dhe menaxhimin e administrimit të tyre, si e vetmja formë. Shpresojmë që Agjencia e Sekuestrimeve të administrojë portofolat e tyre. Pavarësisht mungesës, ka hapa pozitiv që kjo do të rregullohet së shpejti”, tha Braho.
Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet nga anëtarët e KL-, pse në vitin 2025 u ekzekutuan më pak masa sigurie krahasuar me vitin 2024.
“Së pari një arsye e mosekzekutimeve është se veprat penale të 2024, disa janë edhe në 2025 në hetim. E dyta, siç dihet SPAK nuk ka struktura për ekzekutim të masave, bëhet nga Policia dhe agjenci të tjera. SPAK bënë kërkesë, pret vendim nga gjykata dhe ekzekutim nga të tjerët”, u përgjigj Braho.
Kreu i SPAK Klodian Braho ka kërkuar që të bëhet një rregullim ligjor sa i përket statusit të specialistëve me marrëdhëniet me jashtë. Braho tha se për shkak të statusit nënpunës, shumë veprime që mund të kryhen prej tyre sa i përket ekzekutimit të letërporosive që vijnë nga jashtë, ngarkojnë me punë hetuesit. Për të rregulluar këtë ngërç, Klodian Braho thotë se duhet që specialistët të marrin statusin e Oficerit të Policisë Gjyqësore.
“Letër-porositë që vijnë apo dërgohet nga SPAK nuk kalojnë në Prokurorinë e Përgjithshme por ekzekutohen nga SPAK vetë. kjo është e mirë sepse i jep SPAK rol aktiv dhe shumë të drejtpërdrejtë në hetime. Kemi kërkuar të rishikohet statusi i specialistëve që janë pjesë e sektorit. Lind nevoja që shumë veprime të kryen prej tyre, që të kryesh veprime duke të kesh statusin e Oficerit të Policisë Gjyqësore por kanë të nëpunësit. Ky ngërç të rregullohet me ligj që veprimet r tyre të mos jenë të diskutueshme proceduralisht. Nëse specialistët ndërlidhës do të kenë këtë status, kjo do të sjellë që si pasojë hetuesi të mos jetë i ngarkuar me këtë procedurë”, tha Braho.
Kreu i SPAK, Klodian Braho u pyet nga anëtarët e KLP mbi ngarkesën që ka Prokuroria e Posaçme dhe çfarë ndryshimesh do të ishte e nevojshme të bëheshin për të ulur nivelin e ngarkesës. Braho tha se trupa prej 20 prokurorësh është emjaftueshme, por duhet të rritet niveli i profesionalizimit të agjentëve të BKH. Braho tha se këtë vit do rekrutohen 40 hetues tëtjerë dhe kjo do të ndikojë në në punën e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë së hetimeve.
Njëjtë si Dumani, edhe Braho mendon se duhet rishikuar kufiri i veprës penale të korrupsionit. Ai theksoi se pragu aktual prej 50 mijë lekësh është shumë i ulët dhe sjell një numër të madh çështjesh në SPAK, ndaj duhet rritur.
“Ngarkesa është e lartë, do vijë të rritet më tej. Numri i prokurorëve, 20 është i mjaftueshëm duke pasur sistemin e Prokurorive në gjithë Shqipërinë. Duhet të gjejmë mënyrën më të duhur për të ngritur pro me çështjet që kemi në hetim dhe duhet të rrisim nivelin profesional të hetuesve të BKH që të lehtësohet puna e prokurorëve. Këtë vit do nisim rekrutimin e 40 hetuesve të tjerë në BKH dhe do jetë numë ri lartë që do ndikojë në punën e ngarkesës dhe rritjen e cilësisë së hetimeve. Ka përfunduar procesi i konkurrimit për 10 oficerë nga shërbimet e policisë gjyqësore. Kemi planifikuar që të japim procedurë tjetër për një numër tjetër të oficerësh të shërbim të policisë gjyqësore. Ndryshimeve ligjore, nuk shoh diçka që është gabim në këtë moment që duhet të ndryshohet që të ulet ngarkesa e punës, përveç diskutimeve që kemi bërë më parë për korrupsionin aktiv dhe pasiv. Fasha prej 50 mijë lekësh duhet parë, por është proces që kërkon kohën e vet. Duhet të jetë më e lartë, kjo e rrit ngarkesën e çështjeve e njëjta gjë edhe për veprat penale që lidhet me prokurimet, është fashë e vogël në vlerësimin tonë”, tha Braho.
Kreu i SPAK Klodian Braho në raportimin për punën e kryer nga Struktura e Posaçme Antikorrupsion përgjatë vitit 2025, thekson se korrupsioni vijon të mbetet një fenomen shqetësues ndërsa ka pasqyruar me shifra dhe goditjen e krimit të organizuar dhe sekuestrimit apo konfiskimit të pasurisë të ardhura nga krimi.
“Korrupsioni në institucione mbetet fenomen shqetësues, përfshirë funksionarë, prokurorë, gjyqtar, punonjës. Rritje prej 18% çështjet për korrupsion dhe 12% të çështjeve të përfunduara. 6 procedimet ë reja dhe 6 nën hetim zyrtarë në hetim. Rreth 50% e tyre janë dërguar në gjykatë. Rreth 10 të tjerë janë dënuar me vendim të formës së prerë.
Lufta kundër krimit të organizuar, numër më i ulët se 2024. Numri i çështjeve të përfunduara në rritje. Hetimi financiar- janë zbuluar skema komplekse të pastrimit të parave. Gjatë këtij viti 45.4 mln euro të sekuestruara dhe konfiskuara, përfshirë dhe kriptovalutat me 12.4 mln euro. Vlera e pasurisë të konfiskuara 1.94 mln euro”, tha ndër të tjera Braho.
Kreu i SPAK, Klodian Braho po raporton para KLP për punën gjatë viti 2025. Braho evidenton forcimin e rolit kushtetues dhe ligjor të institucionit si një nga shtyllat kryesore në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të produkteve kriminale. Braho tha se arresti me burg është përdorur si mjeti i fundit. Duke thënë se përdorimi i kësaj mase sigurie ka pësuar një rënie me rreth 53.4% krahasuar me vitin 2024.
“SPAK ka vijuar konsolidimin e rolit kushtetutës dhe ligjor si institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të produkteve kriminale. Raporti evidenton se gjatë 2025, SPAK ka vepruar në funksion të rritjes së efikasitetit, përdorimit të teknikave speciale të hetimit, janë përmbushur rekomandimet e kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe progres raportit të BE.
SPAK ka hetuar 870 procedime penale, krahasuar me 2024. Rritja e hetimeve proaktive, në krahasim me 2024, ky raport është dyfishuar nga 19.8% në 37% në 2025. Raporti mes procedimeve penale të reja, është 294 dhe hetimeve të përfunduara në shifrën 2016 ka pësuar rritje prej 7%.
Arresti në burg mjeti i fundit. Masa e sigurisë arrest në burg ka pësuar rënie me rreth 53.4%. Për vitin 2025, lidhur me veprat penale të korrupsionit, kjo masë zë vetëm rreth 3.45% të totalit të personave nën hetim (rreth 5% në vitin 2024), ndërsa për krimin e organizuar, kjo masë sigurie zë 21.4% të personave nën hetim (nga rreth 31% në vitin 2024)”, tha Braho.
Komente











