Klodian Braho ka nisur sot zyrtarisht punën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Braho është i treti prokuror në krye të SPAK ndërssa në fjalën e tij përshëndeti dy paraardhësit, Arben Krajën dhe Altin Dumanin.

“Së pari shpreh falenderimin tim për KLP pë besimin. Marrja e detyrës më shumë se moment simbolik është angazhim për të respektuar kushtetutën e ligjit, për të mbrojtur pavarësinë e SPAK dhe forcuar më tej besimin e qytetarëve. Falë mbështetjes së partnerëve ndërkombëtarë, SPAK po forcohet si strukturë solide e ndjekjes penale. Dëshiroj të vlerësoj parardhësit e mi, zotin Kraja dhe zotin Dumani.

Në ushtrimin e kësaj detyre, fokusi im do të mbetet forcimi i funksionimit të brendshëm, respektimi rigoroz i standarteve ligjore dhe garantimi i pavarësisës së prokurorëve të posaçëm në ushtrimin e detyrës. BKH dhe sektori i hetimit financiar janë shtylla të rëndësishme të SPAK. Bashkëpunimi i ngushtë mes prokurorëve dhe hetuesve do të vijojë të forcohet duke synuar hetime më cilësore dhe rezultate konkrete. Institucioni do të vazhdojë të komunikojë me median e publikun duke respektuar kornizën ligjore.

Të nderuar kolegë, misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale. Jemi një skuadër, të punojmë krah për krah dhe përkushtim në përmbushtje të zotimit ndaj kushtetutës dhe qytetarëve shqiptarë”, tha Braho.


Lajmi kryesor:

Altin Dumani i dorëzon 'stafetën' Klodian Brahos, kryeprokurori: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, falënderime për paraardhësit