Klonohet kali në Kinë, ngjallen shpresat për sportet kalorsiake

Klonohet kali në Kinë, ngjallen shpresat për sportet kalorsiake

Foto ilustruese

Kompania kineze prezantoi për herë të parë për publikun një kalë të klonuar, i cili është i pari i këtij lloji dhe në të njëjtën kohë është i miratuar për sportet e kuajve.  Kafsha e zezë është e para nga grupi i racave me "gjak të ngrohtë" që ka lindur në Kinë dhe është miratuar zyrtarisht nga Shoqata e Industrisë së Kuajve të Kinës.

Ai lindi më 6 qershor të vitit të kaluar në provincën Gansu, në veri-perëndim të Kinës, është një klon i një kali i importuar nga Gjermania.

Klonimi për kompeticione dhe sporte me kuaj  të racës së pastër është praktikuar në disa vende që nga fillimi i viteve 2000, veçanërisht për përmirësime gjenetike dhe ditët e sotme për arsye se janë të pakët në numër.

Kali është i hollë, por me gjymtyrë të shëndetshme, me gëzof të zi qëi shkëlqen dhe një pullë të bardhë në ballë.

Ekspertët thonë se lindja dhe rritja e shëndetshme e kalit mund të ndihmojë vendin aziatik në zhvillimin e industrisë së kuajve dhe sporteve kalorsiake, si dhe të ruajë racat në rrezik zhdukjeje të kuajve kinezë, kjo është arsyeja pse është klonuar.

Duke vrapuar me gjallëri dhe shkathtësi në arenën e një klubi kalorësiak në periferinë lindore të Pekinit, me dëborën e parë që bie mbi gëzofin e tij, kali i klonuar, i quajtur Zhuang Zhuang, është vetëm 7 muajsh.

Procesi u realizua në kuadër të një programi klonimi të hartuar në vitin 2021 nga kompania gjenetike “Sinogene Biotechnology” dhe një klubi kuajsh të quajtur “Sheerëood”, me bazë në Pekin.

“Gjakët e ngrohtë” janë përgjithësisht kuaj të lehtë me temperament të gjallë”, thonë ekpertët e fushës.

"Unë fola me kalorës (kinezë) që marrin pjesë në Lojërat Olimpike. Të gjithë ata kanë më shumë se një kalë, zakonisht dy ose tre. Çdo kal kushton nga disa milionë deri në 10 milionë juanë (1.5 milionë dollarë), ", tha Mi Jidong, CEO i Sinogene.

Në mediat e huaja shpjegohet qartazi se si klonimi mund të ndihmojë në uljen e çmimit të mbarështimit dhe rritjes së kuajve.

Kali i parë i klonuar në botë lindi në Itali në 2003.

Kompanitë kineze të klonimit të kafshëve kanë bërë përparim të konsiderueshëm vitet e fundit, me teknologjitë që tashmë janë për delet, lopët, derrat, qentë dhe macet.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave