E ndërlikuar më shumë sesa pritej, por që në fund nuk pati asnjë surprizë. Kështu rezultoi gjysmëfinalja e dytë e Champions League për Liverpool kundër Villareal, që u fitua nga anglezët 2-3 me përmbysje. Mirëpo pjesa e parë i futi frikën skuadrës dhe tifozëve të ‘the reds’, pasi spanjollët e mbyllën 2-0, falë golave të realizuar nga Dia dhe Couqelin. Kjo do të thoshte se humbja e një jave më parë 2-0 ishte rikuperuar.
Pas dushit të ftohtë në pjesën e parë Liverpool reagoi në të dytën, duke dalë nga gjumi dhe duke realizuar 3 herë me Fabinho, Diaz dhe Mane. Në fund Kloop siguroi finalen e tretë të Champions League me Liverpool që nga 2015, aty ku do përballet me fituesin e çiftit Real Madrid-Manchester City.
Në ‘Bernabeu’ pritet sonte një tjetër përballje magjike dhe me emocione pafund, pasi ‘galaktikët’ do synojnë përmbysjen e humbjes 4-3 një javë më parë në Angli.
Në prag të ndeshjes trajneri Ancelotti është shprehur se ‘Reali është mbreti i Champions League dhe fitorja është detyrim’. Italini shtoi se ‘tifozët do ta ndihmojnë ekipin për t’ia arritur qëllimit’, ndërsa kolegu i tij te Manchester City Pep Guardiola tha se ‘do kërkojmë me patjetër finalen e dytë radhazi’.
Për këtë superpërballje City ka rikuperuar anësorin Canselo, ndërsa Real Madrid mesfushorin Casemiro.