Sot luhet ndeshja e parë gjysmëfinaliste e Champions League mes Barcelonës dhe Liverpool. Supersfida luhet në Camp Nou dhe tifozët presin spektakël por një lajm i keq mbërrin nga kampi anglez i Klopp. Roverto Firmino mund të mungojë mbrëmjen e sotme. Mediat angleze raportojnë për një dëmtim të lehtë të sulmuesit brazilian edhe pse në pikëpyetje prezenca e tij apo jo në fushën e lojës.
Kujtojmë se Firmino është sulmuesi ''pykë'' i natyralizuar që preferon tekniku gjerman ka preferuar gjatë gjithë vitit. Edhe pse shtatshkurtër, ai ka rezultuar efikas si bomberi i Reds-ave duke u mbështetur dhe nga dy super- anësorët, Salah dhe Mane. Por alternativat tek Liverpool nuk shterojnë, Sturridge dhe Origi janë sulmues natyralë qendrorë të cilët mund të zëvendësojnë brazilianin ndërsa për këtë ndeshje mungesat e konfirmuara janë Rafinha për Barçën dhe Lallana për miqtë.
Ndërkohë ka heshtje në kampin anglez për Firminon ndërsa Jurgen Klopp u shpreh në konferencën për shtyp se në Camp Nou do të vuajmë.

Komente

