35 fëmijë të fshatit Plan i Bardhë në bashkinë Klos, zhvillojnë mësimin në një ndërtesë njëkatëshe të degraduar, të mbuluar me eterni. Përveç të ftohtit të dimrit, fëmijët duhet përballen edhe me rrezikun e shembjes së mureve të ndërtesës. Gjatë verës shkolla bëhet e rrezikshme nga materiali kimikisht i ndaluar me të cilin është mbuluar, ndërsa gjatë dimrit nga shirat dhe dëbora. Mësuesit dhe prindërit, të shqetësuar për gjendjen thonë se prej 10 vjetësh u është premtuar një ndërtesë me kushte më të sigurta për të zhvillimin e mësimit, por situate vijon të mos përmirësohet.
/Shqiptarja.com







