Klos/ Banorët e Gurit të Bardhë protestë kundër ndërtimit të hidrocentraleve

Banorët e fshatit Guri i Bardhë në njësinë administrative Xibër të bashkisë Klos kundërshtojnë ndërtimin e dy hidrocentraleve  “Guri i Bardhë 1” dhe “Guri i Bardhë 2” nga kompania "Gealb Energy" në pronësi të Genc Mërkurit.

Banorët dolën sërish në protestë këtë të enjte, duke kërkuar anulimin e lejeve. Sipas tyre HEC-et dëmtojnë burimet ujore të zonës dhe ekosistemin.

Banorët janë të vendosur që nuk do lejojnë ndërtimin e ktyre HEC-eve fshati i tyre është përzgjedhur nga qeveria në listën e 100 fshatrave turistikë dhe ata synojnë të investojnë në agro-turizëm.

Shtatë vite më parë është miratuar leja për ndërtimin e 2 HEC-eve në pellgun ujëmbledhës të përrenjve të Zallit të Dishit dhe të Shehut, ndërkohë që banorët e kundërshtojnë këtë projekt. Ndonëse kompania që ka marrë me koncesion ndërtimin e këtyre HEC-eve nuk ka nisur ende punën, banorët kërkojnë anulimin e lejes së dhënë.

Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ethet e Nilit/ 79 të infektuar, 11 humbje jete! ISHP: Mosha mbi 60 vjeç më e prekur

Ethet e Nilit/ 79 të infektuar, 11 humbje jete! ISHP: Mosha mbi 60 vjeç më e prekur