MAT- Krimi i rëndë që tronditi qytetin e Klosit ka për autorë, sipas policisë, 2 persona, Luis Boja dhe Fatjon Canin. Ata akuzohen se pasi kanë vrarë me mjete të forta në kokë kanë groposur trupin e pajetë të Fatjon Barmetës, 2 km larg qytetit të Klosit. I riu punonte si kamarier në një lokal.
Nga e shtuna 23 vjeçari ishte deklaruar i humbur nga familjarët e tij, duke vënë në lëvizje policinë e Burrelit. Ndërkohë që trupi i pajetë u gjet dje i groposur në segmentin rrugor Klos- Burrel, pranë një karburanti. Pas sinjalizimit të policisë, forcat e rendit verifikuan identitetin e viktimës si i riu Barmeta. Pas arrestimit Luis Boja 38 vjec dhe Fatjon Cani 37 vjec kanë rrëfyer gjithçka rreth ngjarjes dhe se ku e kishin groposur trupin e pajetë të Fatjonit. Ai ishte groposur në një thellësi 1,5 metra i mbuluar me 2 ton zhavorr, në bregun e lumit Mat pranë lokal Hasës në rrugen nacionale Klos – Burrel
“Shteti të marrë masa sepse nuk i kam pasur hak askujt”- thotë babai i 22 vjeçarit duke kërkuar dënimin maksimal ndaj autorëve. Mediat bëjnë të ditur sot se vrasja e Fatjoni ka lidhje me një histori jashtëmartesore ku ai mund të ketë qenë dëshmitar i rastësishëm. Viktima ka pasur dëmtime të shumta . 23-vjeçari ka patur fraktura të mëdha në trup dhe në kokë. Policia nis hetimet për të zbardhur motivet e vrasjes.(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com