Klos, familja në varfëri ekstreme, pa
drita e rrezikon t'iu shembet shtëpia

Klos, familja në varfëri ekstreme, pa<br />drita e rrezikon t'iu shembet shtëpia
KLOS-Një familje prej tre anëtarësh në fshatin Fullqet në Bashkinë Klos jeton në kushte ekstreme të varfërisë.

Pa një banesë për të futur kokën, pa punë e pa të ardhura familja Deda e ka të pamundur për të garantuar edhe jetën e vajzës së vogël vetëm 1 vjeç e gjysmë.

Prej një viti në dhomën ku ata jetojnë mungon edhe energjia elektrike dhe natën, për t’i shërbyer vajzës së vogël, ata përdorin një elektrik dore, të cilin gjatë ditës e karikojnë te komshijtë. Për këtë familje më i madh është rreziku i shembjes së banesës. 

‘’Unë jetoj në këtë banesë në këto kushte prej 3 vitesh e gjysmë. Na e kanë lidhë ndihmën ekonomike, prej 60 mijë lekësh. Nuk kemi drita prej një viti, i kanë prerë’’,-u shpreh kryefamiljari. 

[gallery]20782[/gallery]

Ndërsa e zonja e shtëpisë tregon se bashkia i ka lidhur nje ndihmë ekonomike prej 60 mijë lekësh në muaj, por ajo nuk mjafton për asgjë.  

‘’Jetojmë me çfarë më japin njerëzit. Jetoj vetëm në këtë dhomë. Këtu e lajmë edhe fëmijën. Te tre flejmë në këtë dhomë. Ndihma ekonomi prej 60 mijë lekësh nuk mjafton për asgjë’’,-u shpreh zonja e shtëpisë.

U bë kohë që kjo familje i shtyn vaktet vetëm me çaj. Edhe rezerva e miellit për këtë familje janë drejt fundit.

Ata i bëjnë apel shtetit për t’i ndihmuar, të paktën për vajzën vetëm 1 vjeçe e gjysmë, e cila është e detyruar të vuaj në varfëri së bashku me prindërit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij