Një aksident rrugor është shënuar gjatë mesnatës së kësaj të enjte, rreth orës 01:00 në Klos.

Një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me me barrierat mbrojtëse të urës së Vashës

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

“Rreth orës 01:00, të datës 12.02.2026, në urën e Vashës, shtetasi E. M., 41 vjeç, duke udhëtuar me automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me barrierat mbrojtëse të urës.

Si pasojë, 41-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.