KLOS- Një automjet është përfshirë nga flakë ditën e sotme në Bulqizë, në Qafën e Buallit.

Mësohet se makina me targa AA 779 AJ ka marrë flakë në lëvizje, ndërsa drejtuesi i saj, Shkëlqim Çela, rreth 50 vjeç nga Kruja, ka pësuar djegie në 70% të trupit dhe është nisur drejt Tiranës.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, por mendohet që shkak të jetë bërë një defekt në baterinë e automjet, ndërsa po punohet për zbardhjen e saj.

Njoftimi i plotë i policisë:
Klos

Informacion paraprak

Rreth orës 21.00, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos një automjet ka marrë flakë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe shërbimi i zjarrfikëses në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar një automjet tip "Ford Foxus ", me targa AA 779 AJ, ku në lëvizje e sipër ka marrë flakë, duke u djegur plotësisht.

Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit dyshohet shtetasi Sh.Ç, i cili si pasojë e flakëve të rëna ka marrë plagë të rënda, ku pasi ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës është transportuar për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Po punohet për identifikimin e saktë të drejtuesit të automjetit.

Shkaku paraprak i rënjes së zjarrit dyshohet si pasojë e defektit të baterisë së automjetit.

Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e shkaqeve të djegies së automjetit.


[gallery]23807[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com