Klose lë futbollin, ish-sulmuesi
gjerman emërohet zëvendës i Lëv

Klose lë futbollin, ish-sulmuesi<br />gjerman emërohet zëvendës i Lëv
Miroslav Klose i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Ish-sulmuesi gjerman u largua nga kombëtarja si kampion bote në vitin 2014 në moshën 34-vjeçare, ndërsa vendosi të luajë edhe për dy vite me ekipin italian të Lacios. 

Ish-sulmuesi i Kaizerslautern, Verder Bremen, Bajernit të Mynihut dhe Lacios ka deklaruar mesditën e sotme se i ka dhënë fund karrierës së tij të pasur si futbollist, ku padyshim momenti më kulmor ishte fitimi i Kupës së Botës me Gjermaninë në “Brazil 2014”.

Klose është rekordmen i golave të shënuar në Kupën e Botës me 16 gola, duke lënë pas Gert Muller dhe "fenomenin" Ronaldo të Brazilit. 

Sipas “Kicker”, Miroslav Klose do të marrë postin e zv/trajnerit të kombëtares së Gjermanisë, duke u bërë krahu i djathtë i trajnerit Lëv.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm