Klosi: Gjatë Covid u ngritën kioska pa leje! Përdorimi i pishinave? Duhet ndërgjegjësim qytetar, jo çdo rregull vendoset me policë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi tha për Report TV se procesi i aplikimit për stacione plazhi është transparet. Sipas tij, deri tani kanë aplikuar 2300 subjekte, ndërsa u shpreh se ka ende vende bosh, për të cilat bizneset mund të aplikojnë.

Klosi tha se problematikat e koronavirusit janë reale, pasi është vënë re që numri i pushuesve gjatë këtij viti është më i ulët në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

"Kanë aplikuar online 2300 subjekte për gjithë parcelat e vënë në dispozicion, nëpërmjet strukturës së re. Ky sistem është sistem transparent.   Për gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil jemi të gatshëm të japim informacion për çdo stacion plazhi.  Këtë vit është bërë një punë e madhe, një grup profesionistësh vlerësoi për çdo stacion plazhi ka një transparencë të plotë. Për herë të parë kemi një situatë që është 100% e kontrolluar dhe menaxhuar. Po flasim për një vit jashtë normales. Për një vit i cili për herë të parë bashkitë kanë më shumë impenjim. Të gjithë bashkitë janë të detyruara të sigurojnë pastërtinë dhe jetën e njerëzve", u shpreh ministri.  

Sa i takon përdorimit të pishinave nëpër hotele, ministri Klosi tha se gjithçka duhet të jetë në ndërgjegjen e qytetarëve. Nuk zgjidhet çdo problem me policinë, u shpreh Klosi.

"Për të gjithë kryefjala duhet të jetë jeta e qytetarëve. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur rregulla, por nuk zgjidhet ky problem vetëm me policinë. Na duhet një ndërgjegjësim i qytetarisë. Mbrojtja nuk vjen duke vendosur vetëm rregulla. Rritja e numrit të vizitorëve të huaj, na bën që të jem strikt për zbatimin e rregullave. Ekspertët e shëndetësisë duhet të jenë ata që duhet të flasin. Të gjithë prefektët janë të angazhuar për ngritjen e task forcave. Ka nevojë për më shumë rregull, por e gjitha duhet të jetë ndërgjegjësim qytetar. Nëse nuk ka ndërgjegjësim menaxhimi duhet të jetë e vështirë", tha ministri.

Në lidhje me aksionin e IKMT në vijat bregdetare, Klosi tha se periudha e izolimit ka nxitur ndërtimet e paligjshme.

"Numri i kioskave në zonat e rëndësishme turistike ndodhi gjatë kohës së pandemisë. Na duhet një ndërhyrje e vërtetë pasi 2-3 muajt e bllokimit u nxitën të abuzojnë me ligjin duke ndërtuar.  Nuk duhet të lejohen ndërtime në strukturën e bregdeti. Duhen shembur ata që ndërtojnë pa leje dhe duhen të shemben ata që duan të bëjnë biznes në një zonë ku nuk lejohet të bëhet biznes", deklaroi ministri për Report TV.

I pyetur për një paketë ndihme për sektorin e turizmit, Klosi u shpreh se pas mbylljes së sezonit do të diskutohet si do të vazhdohet më tej.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane

VIDEO/ Dortmund fiton pas tre barazimeve dhe kap zonën evropiane