Klosi: 3 ligje të reja për të rregulluar
raportin treg pune-arsim profesional

Klosi: 3 ligje të reja për të rregulluar<br />raportin treg pune-arsim profesional
TIRANË - Tre ligje të reja pritet t’i dërgohen Kuvendit  për rregulluar raportin mes arsimit profesional dhe tregut të punës. Deklarata ka ardhur nga Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi në hapjen e  edicionit të gjashtë të panairit të punës.
 
“Edukimi nuk duhet të jetë vetëm në bankat e shkollës por edhe në tregun e punës. Ky panair duhet të jetë i hapur gjatë gjithë periudhës, të ketë teknika që ta mbajnë të hapur në 365. Zyrat tona të punës të presin jo vetëm shqetësimet e të papunëve por ta orientojnë arsimin profesional drejt biznesit. Prandaj për këtë po hartojmë një paketë të plotë të legjislacionit për të rregulluar raportin mes arsimit profesional dhe tregut të punës. Bëhet fjalë për tre ligje, për arsimin profesional, ligjin e zejeve dhe ligji i nxitjes së punësimit. ”,- tha Klosi.

Edicioni i 6-të i panairit Work&Study u hap sot nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në këtë event marrin pjesë më shumë se 40 kompani të mëdha, agjensi punësimi dhe universitete private.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid