Sipas Klosit, 84% e anëtarësisë së Partisë Socialiste mori pjesë në votim, ku 94.9% e socialistëve u përgigjën me "Po", çka rikonfirmon automatikisht mandatin e Ramës në krye të PS.
Referendumi sipas Klosit ishte shprehje e lartë e demokracisë në parti, për një çështje dhe vendimmarrje të kongresit të PS. Klosi tha se procesi ishte transparent dhe i monitoruar nga mediat, dëshmi se PS është forca më demokratike në vend dhe partia më e organziuar.
"U respektuan kërkeat e kodit të zgjedhjeve në parti. Anëtarësia me vullnet të lirë hodhi votën sipas bindjes që kishte. Mbi 95 % e anëtarësisë votoi për afirmimin e normës statutore që vendosi Kongresi, për të konsideruar të rinovuar automatikisht mandatin e kryetarit të partisë kur partia fiton zgjedhjet dhe partia është në qeveri, duke sjellë një risi në Statutin e Partisë Socialiste," tha Klosi.
Në fjalën e tij, ai u ktheu përgjigje edhe kundërshtarëve të djathtë, duke u bërë ftesë që të mësojnë nga ky referendum, se si bëhen zgjedhjet.
"Dua t'i kthej përgjigje edhe kundërshtarëve tanë politikë që i kanë kushtuar këtij procesi një dalje të posaçme mediatike. Dua vetëm t’ju përgjigjem shkurt: Të na kuptojë e më pas të na kopjojnë. Ftoj Partine Demokratike të kryeje njëherë procese zgjedhore te rregullta dhe transparente, ashtu siç Partia Socialiste ka vite qe zhvillon. Deklaratat për monitorim të listave apo kontroll të tyre, janë shpikje vetëm të PD, siç ndodhi në gjasme garën për kryetar të kësaj Partie. Partia Demokratike të mësojë nga ne si bëhen zgjedhjet dhe të heqë çdo merak për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, se si cdo proces i organizuar nga ne, do të jetë i lirë, transparent dhe konform gjithë standarteve demokratike," përfundoi Klosi.
Më poshtë rezultatet sipas Qarqeve :
Qarku Shkodër: Pjesëmarrja në votim 88,3%, votuan me PO 98,4%
Qarku Kukës: Pjesëmarrja në votim 74,4%, votuan me PO 97,5%
Qarku Lezhë: Pjesëmarrja në votim 76,6%, votuan me PO 95%
Qarku Dibër: Pjesëmarrja në votim 86,6%, votuan me PO 97,2%
Qarku Durrës: Pjesëmarrja në votim 84,3%, votuan me PO 96,8%
Qarku Tiranë: Pjesëmarrja në votim 85,6%, votuan me PO 93%
Qarku Elbasan: Pjesëmarrja në votim 84,5%, votuan me PO 95,9%
Qarku Fier: Pjesëmarrja në votim 87,2%, votuan me PO 96,3%
Qarku Berat: Pjesëmarrja në votim 84,9%, votuan me PO 94,6%
Qarku Korçë: Pjesëmarrja në votim 86,0%, votuan me PO 93,1%
Qarku Gjirokastër: Pjesëmarrja në votim 76,5 %, votuan me PO 94,5 %
Qarku Vlorë: Pjesëmarrja në votim 83.4 %, votuan me PO 93,4 %
Në total: Pjesëmarrja 84 %, nga të cilët u përgjigjën me PO - 94,9 %.