Klosi: Aleancë me ekspertët e
fushës për pastrimin e vendit
 

Klosi: Aleancë me ekspertët e<br />fushës për pastrimin e vendit<br /> <br>
Ministri Blendi Klosi prezantoi sot programin e hartuar në kuadër të operacionit “Pastrojmë Shqipërinë që duam”, që do të zhvillohet në periudhën 24 nëntor2017-24 maj 2018 për pastrimin e vendit. Takimi, i mbështetur nga GIZ, mblodhi së bashku ekspertë të fushës, akademikë dhe gazetarë për njohjen me programin.

Klosi kërkoi aleancën e ekspertëve, akademikëve e shoqërisë civile për të realizuar operacionin e pastrimit të mjedisit shqiptar duke theksuar se hinka e sistemit është leja mjedisore.

“Në harkun kohor të 4 muajve ne do kemi mundësinë që të kemi një leje transparente, online dhe të mirëpërcaktuar, që leja mjedisore të mos jetë si ato lejet që kam parë, që të jetë një pirg i madh me letra që askush nuk e lexon por të jetë një strukturë inxhinierike me të dhëna konkrete, me të dhëna që duhet të futet aplikimi online, me të dhëna të cilat verifikohen lehtësisht nëse plotësojnë apo jo kriteret për t’u dhënë ajo leje mjedisore”, theksoi Klosi.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme u prezantua edhe kreu i ri i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Edison Konomin.

Fjala e plotë e ministrit Klosi

Mirëdita dhe shumë faleminderit që jeni nga njerëzit që keni besim se kjo punë mund të bëhet. E them këtë fare sinqerisht sepse realisht ndiej që ka ardhur koha që një aleancë mbarëkombëtare të jetë e bashkuar në një operacion të pastrimit të Shqipërisë. E ka folur me shumë prej jush dhe ju falenderoj shumë që gjithmonë keni qenë të gatshëm për të biseduar së bashku se çfarë mund të bëjmë ne në harkun kohor të një muaji, të një dite, të 6 muajve të një dekade, se çfarë mund të bëjmë ne në një moment të caktuar që duhet të themi « Boll më, ne nuk mund të jetojmë, të familjarizohemi me dëmijtimin e mjedisit nga veriu në jug».

Ju kam pyetur shpesh dhe shumë më kanë dhënë një përgjigje; ka ardhur një moment që ne duhet  të ndajmë mendjen që nuk mund të jetojmë më me këtë situatë të pafalshme mjedisore. Edhe në fjalën që mbajta pak ditë më parë kur ne lançuam me vullnetarët  dhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile aksionin  e madh « Pastrojmë Shqipërinëqë duam» e thashë që unë e pranoj spekticizmin, gjithë mosbesimin , gjithë vërejtjet që keni karshi institucionit që ne drejtojmë , i pranoj të gjitha komentet të cilat shkojnë drejt një situate 27vjeçare që nuk ka dhënë zgjidhje.

E kërkova këtë takim sot me ju dhe ju kërkoj ndjesë që e kemi edhe publik këtë takim sepse tani mendoj që gjërat do të diskutohen gjatë, do të diskutohen  në ambjente shkencore dhe mbase jo në hotele si ky ku jemi këtu por e bëra për t’i dhënë jehonë edhe aktivitetit nesër. Ne me rreth 160 mijë vullnetarë që janë të regjistruar tashmë në Green Albania, dot të bëjmë një aksion në të gjithë Shqipërinë për të pastruar aq sa do të mundemi gjatë ditës së nesërme.

Që nga nesër e deri më 24 maj ne të bëjmë një operacion total i cili të kërkojë që të ndërhyjë jo vetëm tek papastërtitë por më shumë se kaq , nga pikëpamja strategjike të jetë një operacion i cili kërkon të eliminojë të heqë sa të mundet apo të shfarosë shkaqet pse ne kemi këtë ndotje që kemi, shkaqet që bëjnë që situata të jetë e pamenaxhueshme, që situata të duket afër të pamundurës. Unë kam bindjen që ne mundemi të gjithë së bashku që ta shndërrojmë Shqipërinë në një nga vendet më të pastra në rajon nëse do të jemi të fokusuar dhe të ndërtojmë së bashku një operacion disavjeçar që realisht Shqipëria të jetë një vend miqësor me mjedisin, disavjeçar që realisht Shqipëria të jetë një vend që të mund të konsiderohet si vend i pastër në krahasim me shumë vende të tjera.

E them këtë sepse shkaqet që krijojnë papastërtitë në vendin tonë për mua janë që të gjitha të menaxhueshme> Ne nuk kemi situata të cilat janë pa zgjidhje, ne nuk kemi situata mjedisore të cilat nuk mund të procedohet. Formula për ne është e thjeshtë. Logjika mbi të cilin ne ndërtojmë operaiconin  tonë  tëpaktën 6 muajor dhe pastaj 2-3 vjeçare, ne duam që pastërtinë që kanë shqiptarët në shtëpitë e tyre ta kenë edhe në lagje , ta kenë edhe në mjedise të përbashkëta  Pra strategjia do të jetë kjo ; ne do të kërkojmë që së bashku me ekspertët e fushës ne të procedojmë për çdo prodhues papastërtie. të kemi mundësinë të eliminojnë çdo shkak që krijon papastërti.

Unë e di që në aksionin e nesërm do të ketë shumë njerëz që do të marrin pjesë, do të ketë shumë kryetarë bashkish, institucionet, i gjithë kabineti qeveritar, grupi i deputetëve, do të jenë me doreza të bardha për të pastruar një pjesë të papastërtive dhe kjo nuk është hera e parë. Vetë aksioni « Të pastrojmë Shqipërinë » ka 6 vjet që funskionon por nuk mund të jetë vetëm një moment.

Ajo që do të kërkoja sot është aleanca me ju dhe diskutimi fare i sinqertë me ju, sesi do të operojmë në 6 muajt që do të vijnë që çdo gjë të bëhet e mirëstrukturar, çdo gjë e cila ka një hallkë që mund të shërbejë si një hinkë e vërtetë për të menaxhuar gjithë këtë operacion disavjeçar.  dhe për mendimin tim kjo hallkë është leja mjedisore, hinka në të cilën  kalojnë ose jo problematikat e sistemit është leja mjedisore. Nëse ne, dhe kjo është një nga pikat më të rëndëisshme që unë doja të ndaja me ju, menaxhojmë së bashku në mënyrë shkencore, në mënyrë transparente, në mënyrë inxhinierike çdo leje mjedisore për ta bërë atë jo një pikë ku sistemi bie, jo një pikë ku sistemi dëmtohet, jo një pikë ku sistemi bëhet i gjithi i dyshimtë, por në një pikë e cila kërkon forcën e zbatimit të ligjit, unë mendoj që i gjithë sistemi mund të ndërtohet. 

Për këtë do të doja të prezantoja para jush edhe drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit z. Edison Konomi, cili do të ketë në detyrën e tij që të transformojë në mënyrë shkencore, transparente dhe inxhinierike sistemin e dhënies së lejeve mjedisore. Në harkun kohor të 4 muajve ne të kemi mundësinë që të kemi një leje transparente, online dhe të mirëpërcaktuar që leja mjedisore të mos jetë si ato lejet që kam parë , që të jetë një pirg i madh me letra që askush nuk e lexon por të jetë një strukturë inxhinierike me të dhëna konkrete, me të dhëna që duhet të futet aplikimi online, me të dhëna të cilat verifikohen lehtësisht nëse plotësojnë apo jo kriteret për t’u dhënë ajo leje mjedisore.

Të jetë e mundur të jenë të gjithaonline, të jetë e mundur të jenë të gjitha të lidhura pastaj me sistemin e mëtejshëm të dhënies së lejes së shfrytëzimit të një miniere, të një HEC-i, të një pallati, të një ndërmarrjeje  pra të gjitha të jenë të monitoruara dhe të kenë mundësi që transparenca të bëjë të mundur që gjithsecili, gjithë këto debatet nga shoqëria civile e bota akademike, të jenë debate të bazuara mbi transparencën. Pra vendimarrja e djeshme e Këshillit të Ministrave për emërimin e z. Konomi në krye të AKM-së është bërë qartazi në kuadër të transformimit  të mënyrës sesi ne i qasemi mjedisit në vendin tonë.

Unë do të doja që gjithësecili nga ju, ekspertë shumë të mirë të fushës ta kuptojë që në ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit të ketë një aleat të sigurtë, të ketë një derë jo vetëm të hapur por një ambjent të tërë, ku gjithësecili të shprehë mendimin dhe ne nga diskutimet që kemi bërë së bashku me disa ekspertë të fushës kemi përcaktuar disa fisha të cilat unë do të doja t’i bëja publike. Jemi të gatshëm që ne të kemi mundësinë që për çdo ndotës ne të krijojmë një fishë sesi do ta luftojmë.

Nga ndotësit më të mëdhenj që ne e kemi filluar me guroret dhe problematikën shumë të madhe që kanë landfillet në vendin tonë e deri tek ndotësit më të vegjël. Çfarëdolloj ndotësi të ketë një fishë  mbi të cilën ne të punojmë shkencërisht për ta eliminuar boshllëkun mbi të cilin ndërtohet gjithë kjo katrahurë mjedisore që ne kemi që në harkun kohor të 6 muajve përveçse të kemi bërë të gjitha aksionet e pastrimit të territorit, më shumë se kaq të kemi bërë të tre konceptet ; pastrim, rehabilitim dhe ndalim të ribërjes pis. nga gjithësecili nga ju pres kush janë ndotësit ? Kush krijon papastërti në Shqipëri? Guroret, plastika, skrapi, qeset 30 mikronshe që është një histori më vete, ndotja e lumenjve, ndotja e ajrit, makinat në fund të jetës, tipet e makinave që duhet të përdorim e të gjitha problematikat e tjera që ju i dini më mirë se unë dhe ne do të donim që të na e ofronit këtë informacion dhe pak a shumë kush janë mënyrat e zgjidhjes.

Kjo nuk bëhet dot nëse ka një pëpjekje të ndarë nga ministria e mjedisit, nëse ka një përpjekje të ndarë nga pushteti vendor, nëse ka një përpjekje të ndarë nga bota akademike. Të treja bashkë realisht mund të bëjnë një reformë shumë të madhe që shkon tek mirëqenia, tek jeta më e mirë e qytetarëve  , tek cilësia e jetës që unë nuk mendoj që mund të ketë ndasi, cilësia e jetës që unë nuk mendoj që mund të ketë kundërshtarë. Ne mund ta transformojmë Shqipërinë në harkun kohor të dy viteve  në vendin më të pastër në rajon.

Para se të bëj prezantimin është debati mbi statusin e punonjësit mjedisor. Nga eksperienca ime administrative mendoj që edhe në fushën e mjedisit ka ardhur koha ( ky është propozimi im dhe mbase do ma kundërshtoni)që ne të ngrejmë urdhërin e punonjësit mjedisor. Kush është personi që mund të realizojë një analizë mjedisore, çfarë aftësie duhet të ketë çfarë diplôme duhet të ketë, si do organizohet bota juaj në një botë me rregulla që jo çdonjëri që ka mundësi mund të bëjë projekt mjedisor. është mbase më shumë sesa një mjek që mund të shërojë një njerri, një leje mjedisore mund të shkatërrojë jetën e një qyteti të tërë, si leja e gurores që dëmton sot Krujën apo Urën Vajgurore. Do të doja që kjo të ishte një punë e asistuar nga ministria  por aspak e bërë nga ministria që të kemi një urdhër të punonjësit mjedisor, sepse kjo është një politikë e munguar që duhet ta realizojmë.

Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati