Klosi: Arsimi profesional, kishim
një skemë piramidale me diplomat

Klosi: Arsimi profesional, kishim<br />një skemë piramidale me diplomat
Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi teksa ka folur për arsimin perofesional, ka deklaruar se Shqipëria ka trashëguar një skemë piramidale diplomash, të cilat nuk i kanë shërbyer as atyre që i kanë marrë, as familjeve të tyre, por as biznesit i cili sa vjen e kërkon punonjës të kualifikuar dhe kërkesat për këtë janë të vogla.
 
Kemi nevojë për punonjës të kualifikuar, pasi ne kishim një skemë piramidale me diplomat, po ajo që dua të them është se rruga më e sigurtë dhe alternative më e mirë për punësim është arsimi professional. Ne do mbështesim qendrat e arsimit professional. Tregu i punës s’ka pasur politikë ekonomike të drejtë e satrategjike me diplomat false, vendi ka diploma të suksesshme, por lufta e munguar për dekada kundër informalitetit, i ka dëmtuar ato’ është shorehur Klosi.
 
Ai ka shtuar se, ne duam të shkojmë në Europë, por jemi jashtëzakonisht larg standarteve, por kjo situatë është kudo në vendet e BE-së, ku 75% e nxënësve zgjedhin arsimin profesional.
 
Kurba e arsimit profesional në vendin tonë, sipas Klosit është skandaloze, por që kohëve të fundit ka filluar të ketë një rritje të ndjeshme.
 
Tani ka filluar të ketë ngritje, por ne duhet të ofrojmë punëtorë të kualifikuar, numri i tyre të disafishohet, kjo është sfida jonë” është shprehur Klosi.

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë  Blendi Klosi deklaratën e bëri kur ishte në praninë e Ambasadorit Britanik Nicholas Cannon ku foli mbi studimin “Percepsioni i aftësive në Arsimin Profesional” që i vjen në ndihmë Arsimit Profesional dhe sjell në fokus rrugët për zgjidhjen e problematikave aq shumë prezente ne Shqiperi. 
 
Aty ishin të pranishëm drejtorët e shkollave profesionale, ku ministri Klosi theksoi se arsimi profesional deri më sot ka qenë i orintuar gabim, duke prodhur, parukierë, berberë, modelistë,  më shumë sesa ka nevojë tregu. Ndaj, vijoi Klosi, për të rregulluar këtë situatë kemi siguruar dhe konsoliduar marrëdhënien Biznes – Tregu i Punës – Arsim dhe Formim Profesional.
 
Ministri theksoi se qeveria shqiptare synon modelin gjerman në të cilin gjejmë 70% të nxënësve në në sistemin dual të AFP. Duhet pranuar fakti se ky model ka shumë vjet që praktikohet dhe pas 20 e kusur vitesh shkatërrimi të AFP në Shqipëri. 
 
Për Ministrin Klosi është për tu vlerësuar fakti se në vetëm dy vjet të qeverisjes së majtë, numri i regjistrimeve të nxënësve është shtuar me 40% më shumë.
 
Ministri i Mirëqënies sociale përsëriti apelin drejtuar të gjithë të panumëve, sidomos të rinjëve, vajzave dhe grave kryefamiljare apo grupeve të tjera shoqërore që ti afrohen arsimit profesional, si mundësia e artë për të jetuar me një punë të denjë në Shqiperi.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet