Klosi: Audio-përgjimi nuk ka asnjë vlerë, kauza e PD qesharake

I ftuar në studion e Report Tv në emisionin “45 minuta” të gazetarit, Denis Minga, ish kreu i SHISH-it, Fatos Klosi, foli lidhur me protestën e organizuar nga Partia Demokratike në datën 26 maj. Po ashtu Klosi theksoi se audio-përgjimi nuk ka asnjë vlerë në aspektin politik, por shfrytëzohet për rrëzimin e qeverisë, për luftë politike.

Nuk është e vërtetë që gjithçka që del aty është e vërtetë. Në Shqipëri ka qenë problemi i lëndëve narkotike, nuk është ndonjë gjë e madhe. Ky nuk është një krim që vëllai i Xhafës ta ndiejë veten të tillë. Morali nuk është një kriter që vendos. Politikanët kanë nja balancë të qartë, zgjedhjet. Në Shqipëri nuk shpëton asgjë pa u trajtuar në tv. Një bisedë e regjistruar nuk mund të rrëzojë qeverinë. Këtu çdo gjë është politizuar fort. Këto gjëra shfrytëzohen për luftë politike. Lufta politike në Shqipëri bëhet duke hedhur baltë mbi njëri-tjetrin. 

Fatos Klosi

I pyetur për fenomenin e drogës dhe pse e përdori tani PD audio-përgjimin, Klosi u shpreh: 

 Përdoren si argumenta gjëra të tilla. Këto gjëra ngjisin, dhe njerëzit nuk i kuptojnë shumë debatet. Kjo nuk ka asnjë vlerë, kjo është një gjë koti. Në aspektin politik nuk ka asnjë vlerë. Problemi këtu është nëse ka pasoja ligjore apo përgjegjësi penale. Kauza e kësaj proteste është qesharake

Fatos Klosi

Ndërsa lidhur me ekonominë informale apo të zezë,  që ka ky vend dhe për sa kohë do vazhdojë kshu Klosi tha:

Ne jemi ekonomikisht të varur nga italianët dhe grekët, këto dy vende janë akom a në krizë, ne nuk mund të dalim nga kriza pa dalë ata. Ekonomia ka rregullat e veta, p.sh, biznesmeni nuk investon para kur e ndjen se nuk ka  treg. Këtu prioritet ka bujqësia dhe  blegtoria.

Çështja politike: Nuk dua të prononcohem , unë di që ka metoda të thjeshta për ta dalluar, këtë punë e ka prokuroria. Unë nuk e di. Ne duhet të presim, nuk duhet të ngutemi. Opozita e shfrytëzon këtë për luftë politike, ata besojnë se qeveria komandohet nga krimi. Ata kanë gjetur një motiv. Kriza në parlament shkaktohet nga vota, jo nga këto motive. 

Fatos Klosi

26-28  maji 1996 protesta e opozitës: Këtë protestë e organizoi partia socialiste. Ajo ka qenë një protestë e dhunshme, me shumë gjak. Unë kam qenë në shesh.  Partia Demokratike i fitoi me manipulim  e dhunë zgjedhje.Më pas i bënë zgjedhjet siç deshën por as nuk u kontestuan. Berisha nuk e priste që të kishte aq shumë kundërshtarë, u gjendën të papërgatitur. Partia socialiste u tërhoq nga zgjedhjet pa mbaruar akoma orari zyrtar. Ato ishin zgjedhjet më të këqija dhe të kontestuara, zgjedhje super të manipuluara. Komisionet ishin shtetërore. Këto protesta që lidhen me datën 26 janë shumë të ndryshme cilësisht. Numri i njerëzve që marrin pjesë në këtë protestë është meritë e atyre që punojnë për organizimin e tyre. Protestat në kohën që unë kam qenë në SHISH ishin të dhunshme.  Këtu demokraci për popullin ka. 

  Fatos Klosi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njetri: 23/05/2018 00:52

    Shum interviste reale bravo

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 22/05/2018 18:32

    Me BABOLEN PD ecen para drejt shkatrrimit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë