Klosi: Berati me një ofertë turistike të përbashkët, Dimali të bëhet i vizitueshëm

Klosi: Berati me një ofertë turistike të përbashkët, Dimali të bëhet i vizitueshëm

Nga Ura Vajgurore ku mori pjesë në një aktivitet të kësaj bashkie për qytetin antik të Dimalit, ministri Blendi Klosi vlerësoi se ka ardhur koha që të merren masa për rijetëzimin e kësaj pike të trashëgimisë kulturore dhe historike.

“Në këto vite të demokracisë ne u morëm shumë pak me natyrën, me trashëgiminë kulturore, shumë pak vlerësuam se këto destinacione duhet të jo vetëm të evidentohen por duhet edhe të vizitohen, prandaj e gjej me shumë vend përpjekjen e stërmundimshme të bashkisë Ura Vajgurore për të afruar Dimalin si një pikë që mund të sjellë ndryshim rrënjësor në jetën e komunitetit. Dhe kjo është filozofia e ministrisë së Turizmit që unë kam nderin të përfaqësoj, por ndaj po të njëjtin shqetësim me ministrinë e Kulturës sesi ne do të mundemi që pika të tilla të trashëgimisë kulturore të cilat dëshmojnë vlerat e pacmueshme të historisë së Shqipërisë në shekuj, të mund të kthehen në atraksione turistike.”, -u shpreh ministri Klosi. 

Duke vlerësuar përpjekjet e bashkisë, ministri Klosi tha se Dimali duhet të shndërrohet në një destinacion të vizitueshëm duke investuar në infrastrukturë, guida profesionale dhe duke nxitur ofertën e kulinarisë apo të hoteleve të vogla. Ministri Klosi apeloi për shtim të agroturizmit duke shfrytëzuar mundësitë që ofron qeveria shqiptare nëpërmjet politikave fiskale lehtësuese. 

“Sa mirë do të ishte që edhe Dimali të ishte një destinacion, pra turistët që vijnë e vizitojnë kalanë e Beratit, lagjen historike të kenë mundësinë që një ditë të kalojnë në Dimal, një ditë shkojnë në Osum, të ngjisin malin e Tomorrit të kenë mundësi të bëjnë një vizitë në muzeumet që duam të ngremë në Kuçovë apo në Polican që kanë të bëjnë me historinë e naftës apo të ushtrisë.”, tha Klosi.

Oferta e diversifikuar duhet të shtrihet në të gjitha bashkitë e qarkut me qëllim rritjen e numrit të turistëve në të gjithë zonat.  Në funksion të rritjes së turizmit në të gjithë qarkun ministri Klosi tha se po punohet që për herë të parë qarku i Beratit të ketë një ofertë të përbashkët turistike.

“Ne, me prefekten dhe kryetarin e qarkut po punojmë për të ndërtuar për herë të parë një ofertë të përbashkët të qarkut të Beratit natyrisht ku Berati do të zërë pjesën kryesore por janë shumë të rëndësishme opsionet që kemi ne për të shtuar qoftë agroturizmin, qoftë vizitat në natyrën e mrekullueshme të këtij qarku por edhe pika si Dimali që janë në historinë e vendit tonë.”,-deklaroi Klosi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR

Sot një nga stërvitjet më të mëdha të ushtrisë serbe, testohen dronë kamikazë! I pranishëm Vuçiç dhe komandanti i KFOR