TIRANE - Blendi Klosi në daljen e tij të parë si Ministri i ri i Mirëqënies Sociale ka thënë sot se janë ngritur tri grupe për zgjidhjen e problemit të personave me aftësi të kufizuar në Fier të cilët kanë hasur probleme me marrjen e pagesës pasi nuk kanë mundur të rikomisionohen.
Janë plot 1200 persona të cilët nuk kanë mundur të marrin pagesën e aftësisë së kufizuar. Po ashtu Klosi tha se për shkak të situatës së rënduar të procesit të ankimimit e të rikomisionimit do të ngrihen edhe tre KEMP Eprore shtesë.
Po ashtu Klosi tha se brenda muajit qershor do të do të përfundojë hartimi i kritereve të reja mjekësore për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuara.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO