Së bashku me ministrin Klosi ishin të pranishëm dhe tre të rinj profesionistë të cilët kanë zgjedhur të ndërtojnë biznesin e tyre ende pa mbushur të 30-tat dhe kanë rezultuar të sukseshëm.
“Të rinjtë tanë nuk duhet të jenë të orientuar vetëm kundrejt shembujve të huaj, si Mark Zuckenberg apo Cameron Johnson, por ne kemi shembujt tanë, historitë tona të suksesit. Të rinjtë duhet të njihen jo vetëm me këto tre sipëmarrës që janë sot prezent, por edhe me shumë të tjerë të cilët kanë zgjedhur këtë karrierë”, u shpreh ministri Klosi.
Ai garantoi për mbështetjen e padiskutueshme që ministria që ai drejton do t’u ofrojë çdo të riu i cili ka një plan dhe një ide të qartë. Çelësi i këtij suksesi, për ministrin Klosi është studimi dhe aftësia e tyre për t’u orientuar tek nevojat e tregut të punës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)