Deputeti Blendi Klosi nga Shkodra komentoi edhe ecurinë e reformës zgjedhore, ku mesa duket do të dështojë edhe kësaj here.
I shoqëruar nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, Klosi u shpreh se mungesa e gjatë e opozitës në tryezën e bisedimeve e ka bëtë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje në kohë para zgjedhjeve të 2025, ku mesa duket nuk do të kemi edhe kësaj here votë të emigrantëve.
Pyetje: Meqenëse Reforma Zgjedhore është drejt dështimit për shkak të afateve, sa shanse ka që të përmbushet ajo që është kërkuar edhe nga ndërkombëtarët sepse ka një mungesë të frymës së bashkëpunimit mes forcave politike dhe shpesh herë dalin ngërçe?
Klosi: Reforma Zgjedhore është reforma e një kodi elektoral i cili kërkon 84 vota në Parlament dhe ligjvënësi kur e ka ndërtuar Kushtetutën dhe ligjin ka menduar se do të ketë forca të ndërgjegjshme politike të cilat do të duan të ulen në tryezë, të negociojnë mes tyre dhe të marrin vendime për sa i përket ligjeve të rëndësishme të vendit. Mungesa e vullnetit nga krahu i opozitës na la në një situatë e cila tashmë i është drejtuar Parlamentit dhe besoj fort se Parlamenti do të ketë vullnetin me 84 vota për të realizuar disa problematika që kanë të bëjnë me Reformën Zgjedhore dhe do të kishim shumë dëshirë që të realizonim votën e emigrantëve, do të kishim shumë dëshirë të realizonim depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore por mungesa e opozitës shumë gjatë në atë komision na e bëri të pamundur të gjenim diskutim, negocim dhe vendimarrje në komision.
Lajmi kryesor:
Veliaj në SPAK, Klosi e Spiropali nga Shkodra: S'na shqetëson, jemi të hapur për drejtësinë e re
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.4%
-
Jo
20.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2768
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Vrasja e Ramazan Matajt, Gjykata e Shkodrës jep 'arrest në burg' për Arjon dhe Klisman Hasaj! Vëllezërit mbyllin gojën në gjykatë! Mungojnë familjarët
10 Janar, 11:08
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
21-Vjetori i tragjedisë së 9 Janarit, familjarët kërkojnë Drejtësi: Krim shtetëror, ta hetojë SPAK
9 Janar, 16:50
-
'Klasikja' me Tiranën dhe merkato e bllokuar, Thomas Brdaric mesazh klubit: Afrimet i mirëpres, në derbi s'vlen renditja
9 Janar, 10:53
-
Imzot Giovani Peragine merr drejtimin e dioqezës së Shkodrës
8 Janar, 17:58
-
Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari
8 Janar, 15:14
-
Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, njëri nga vëllezërit pranon krimin: Unë e bëra, kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i ka prishur dy martesa
8 Janar, 13:02
-
I përfundoi misioni i tij në Shqipëri, Spiropali pret Ambasadorin e Italisë Fabrizio Bucci
8 Janar, 13:02
-
Shkodër/ Qarkullonte me kallashnikov me vete, arrestohet 56-vjeçari në fshatin Vrakë (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 08:58
-
Zbardhet krimi në Shkodër! I riu u vra nga bashkëfshatari prej 'dashurisë së ndaluar' me të motrën (E futi në kurth me një profil si vajzë)
7 Janar, 09:29