UASHINGTON-Në ditën e parë të qëndrimit në SHBA, ku ministri i MMSR z. Blendi Klosi dhe deputeti Ervin Bushati ndodhen si përfaqësues të forcës më të madhe politike në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri Donald Trump, është pritur nga Mattheë Palmer, Drejtor për çështjet e Europës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të  Shtetit.

Mes zotit Palmer dhe ministrit Klosi u fol për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Drejtori për cështjet Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit përgëzoi arritjet e qeverisë shqiptare dhe reformat e ndërmarra prej saj në këto tre vjetë, duke i vlerësuar si të duhurat në drejtim të zhvillimit të Shqipërisë dhe rrugës së  saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

Z. Palmer vlerësoi vecanërisht miratimin e reformës në drejtësi, si më të madhen dhe më të rëndësishmen që vendi ka ndërmarrë ndonjëherë,  duke nxitur zbatimin e saj. “ Vijimi me zbatimin e reformës në drejtësi, është thelbësore tani për Shqipërinë” – deklaroi zoti Palmer, duke shtuar se kjo do ti japë një hov cilësor luftës kundër korrupsionit.
 
Biseda në  takimin mes z. Palmer dhe ministrit Klosi e deputetit Bushati, u ndal edhe tek zhvillimet në rajon.

Z. Palmer vlerësoi lart rolin gjithmonë e më pozitiv të Shqipërisë në rajon, si një factor stabilizues dhe ekuilibrues në çështjet e mbartura dhe të reja në Ballkan.

Mes z. Palmer, z. Klosi dhe Bushati u fol gjithashtu për zhvillimet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, ku u vecua rëndësia e rikthimit të normalitetit në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Mes z. Palmer, dhe ministrit Klosi e deputetit socialist Bushati u  nda pikëpamja se marrëdhëniet strategjike mes SHBA dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi i ngushtë dhe progresiv do të vijojë edhe më aktiv në të ardhmen.

Ministri Klosi dhe deputeti Bushati, në përgjigje të ftesës, do të jenë pjesë e ceremonisë së inagurimit të presidentit të ri amerikan, dhe të gjitha ceremonive protokallare të marrjes së detyrës së nga kreu i ri i shteti amerikan, z.Donald Trump.

(d.b/Shqiptarja.com)