Klosi firmos "Paktin e Mirëqenies
Sociale" me bashkitë e Elbasanit

Klosi firmos Sociale" me bashkitë e Elbasanit">
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi nënshkroi sot marrëveshjen e “Paktit të Mirëqenies Sociale” mes dikasterit që ai drejton dhe bashkive të qarkut Elbasan.
 
Ceremonia u zhvillua në Qendrën Sociale Belsh, një nga më të kompletuarat në Shqipëri sa i përket shërbimeve në nevojë.
 
Në fjalën e tij Ministri Klosi u shpreh se ligji i ri për shërbimet sociale që duam ta implementojmë do të krijojë një aleancë mes pushtetit qendror e atij lokal dhe pritet t'i ofrojë shërbime më të kualifikuara qytetarit.
 
"Kalimi i kompetencave te pushteti vendor nuk do të ishte i plotë pa fuqizimin edhe financiar të pushtetit vendor dhe pa ndërtuar një hartë të shërbimeve sociale. Ramë dakord me të 7 kryetarët e këtyre bashkive që këto shërbime në bashkëpunim dhe me partnerët mbështetës të këtij programi të krijohen brenda harkut kohor të 24 muajve", u shpreh Klosi. 

Kryetari i Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini e ka përshëndetur paktin dhe e ka konsideruar mjaft pozitive delegimin e kompetencave dhe fondeve nga pushteti qendror drejt atij lokal për të përmbushur më mirë shërbimet sociale.

"Është shumë i rëndësishëm edhe një për gjë shumë serioze, me përkrahjen e ministrisë ndaj pushtetit vendor, ne do të arrijmë ta përsosim këtë shërbim dhe bashkë me kolegët e mi të 7 bashkive të qarkut, do të shkëmbejmë eksperienca të vazhdueshme, për të kombinuar dhe plotësuar ato shërbime që i mungojnë njërës apo tjetrës bashki", tha Sejdini. 
 
Ndër të tjera, Zoti Sejdini shtoi se Bashkia Elbasan do të japë eksperiencën e saj për të gjitha bashkitë e qarkut ku mungojnë këto shërbime.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj

Hovenier: Kosova të lëvizë përpara me Asociacionin! Serbia të përmbushë detyrimet e saj