Klosi flet nga Shën Petersburgu: Shqipëria, destinacioni me më shumë të ardhme në tregun turistik europian

Klosi flet nga Shën Petersburgu: Shqipëria, destinacioni me më shumë të ardhme në tregun turistik europian

Nga sesioni i 23-ë i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNTWO), në Shën Petersburg, ku Shqipëria ishte për herë të parë pjesë e podiumit drejtues të Asamblesë, ministri Klosi vlerësoi rëndësinë e të qenit pjesë e kësaj organizate si dhe rolin e tij në pozicionin e zv presidentit të Asamblesë, si përfaqësues i shteteve europiane. “Po ashtu është shumë e rëndësishme për të theksuar që Shqipëria tashmë konsiderohet një destinacion i ri turistik, një destinacion me shumë të ardhme, por që ka nevojë të diskutojë për disa problematika.

Dhe në këtë asamble u diskutuan problematika që shqetësojnë turizmin europian, rajonal dhe Shqipërinë po ashtu, problematika që kanë të bëjnë me etikën e turizmit, me politikat që ndiqen për turizmin, por në radhë të parë me politikat që kanë të bëjnë me rëndësinë që ka turizmi për punësimin e më shumë njerëzve”, tha ministri Klosi nga Shën Petersburg. Ai shtoi se në Asamble u diskutua edhe për shkëmbim përvojash dhe projektesh të përbashkëta me vendet e rajonit, të cilat do të jenë tashmë shumë më tepër në fokus të punës së ministrisë së Turizmit në Shqipëri për të përfaqësuar këtë zhvillim turistik në vendet e rajonit.

“Është shumë e rëndësishme për të kuptuar që turizmi tashmë është bërë një biznes dhe si biznes ka edhe kërkesat e tij të konkurrimit të vazhdueshëm dhe prandaj ne duhet të përgatitemi për të qenë në të njëjtin hap me vendet më të zhvilluara europiane të konkurrencës turistike e pse jo për t’u shndërruar në një destinacion konkurrues edhe me vendet e rajonit që padyshim edhe në konference evidentohen si sukseset më të mëdha të turizmit botëror”, tha ministri Klosi, nga sesioni i 23-ë i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës Botërore të Turizmit (UNTWO).

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sarandioti: 13/09/2019 18:26

    PO te besh investime po,,,po ne kemi ujrat e zeza qe derdhen ne det,,,kemi rrumpalle me ndertimet ne bregdet,,s'kemi nje hotel te sakte me 5 yje ne bregdet,,,,s'ka uje,,,s'ka rruge,,,,kur do I rregullosh keto o minister,,,,apo kur te kalojne 50 vjet,,,turizmi nuk pret,,do investime te shpejta,,jo lloqe kavaje…...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'