Klosi: Më 2013, koalicion
anti-Sali Berishë pa sigla

TIRANE- Sekretari i organizimit në PS, Blendi Klosi në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se do ketë një shpërthim të fortë opozitar në shtator, ndërkohë që zbardh dhe skemën me të cilën opozita do të bllokojë përsëritjen e vjedhjes së votës si më '96. Ai thotë se do jetë një koalicion i paparë anti-Berishë, ku pak rëndësi kanë siglat e partive, përfshirë LSI, FRD e AK.

Sekretari i organizimit në PS, Blendi Klosi në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" është shprehur se do ketë një shpërthim të fortë opozitar në shtator, ndërkohë që zbardh dhe skemën me të cilën opozita do të bllokojë përsëritjen e vjedhjes së votës si më '96. Ai thotë se do jetë një koalicion i paparë anti-Berishë, ku pak rëndësi kanë siglat e partive, përfshirë LSI, FRD e AK.

Situata politike ka sjellë që kryeministri Berisha të marrë të gjitha institucionet e pavarura dhe kushtetuese. Pritet të marrë dhe Pokurorinë e Përgjithshme. Si e vlerësoni ju si PS?
Rreziku dihet. Ai ka ndodhur në vitin 2009, kur Sali Berisha me vota të vjedhura, është sot në qeverisje, është sot në pushtet, poavarësisht se ne prej shumë kohësh kemi kërkuar që të kishte transparencë dhe që nuk na u dha. Pra është një pushtet që nuk bazohet mbi votën e lirë dhe këtu fillon e keqja apo makabriteti i këtij sistemi. Sepse mospasja e votës së lirë dhe dijenia fare mirë nga Sali Berisha se me votë të lirë ai s'fiton, po e bën që të shkojë në të njejtën situatë si në vitin 96-97, ku e vetmja mënyrë mbetet vjedhja e rrëmbimi i vullnetit të qytetarëve shqiptarë. Pra jemi në kushtet e përgatitjes nga Sali Berisha për të rrëmbyer vullnetin e qytetarëve. Për këtë qëllim, opozita shqiptare ka një mision: Largimin e Sali Berishës. Largim, jo për të zëvendësuar pushtetet, por për të shpëtuar Shqipërinë nga Sali Berisha. Zgjedhjet që po afrohen duhet të jenë një plebishit apo një referendum qytetar për largimin e Sali Berishës. Në këto kushte ne po përgatitemi për realizimin e këtij misioni të madh për Shqipërinë.

Për të paralandaluar vjedhjen e zgjedhjeve, çfarë organizimi të veçantë do të ketë PS dhe opozita...?
Partia Socialiste në vitin elektoral që tashmë ka filluar, në më pak se 250 ditë të mbetura nga dita e zgjedhjeve, ka disa detyra. Por mendoj se tre janë shtyllat kryesore mbi të cilat do të ngrihet opozicioni ynë apo aktiviteti ynë politik në vitin që vjen. E para është evidentimi i saktë i të gjithë zullumeve që kjo qeveri ka bërë. Pra evidentimi i korrupsionit qeveritar, abuzimit me institucionet, evidentimi i faktit që qeverisja aktuale nuk është një qeverisje për qytetarët por një menaxhim i pushtetit për Berishën, për familjen e tij politike e biologjike, që kjo qeverisje nuk është jo vetëm për socialistët e qytetarët, por nuk është dhe për demokratët, por është një qeveri e një grupi shumë të ngushtë njerëzish, cili vetëm po pasurohet e nuk mendon aspak për interesat e qytetarëve.

Intervisten e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com  Lexoni gazeten online

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë