Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi, për ‘Repolitix’ në Report Tv, rrëfen sesi kriza politike në vend dhe kryengritja e armatosur, u pasua nga greva e studentëve. Edhe për këtë ngjarje, Klosi tregon se fshihej Sali Berisha.

Ka qenë kryeministri i kohës, Pandeli Majko dhe Ilir Meta, të cilët u futën në bisedime me studentët duke i dhënë fund kështu dhe grevës. Pas kësaj, Klosi tregon se gradualisht erdhi dhe rehabilimiti i Berishës në politikë.

“Për një kohë goxha të gjatë, Berishën nuk e takoi askush, as nga diplomatët në Tiranë as në Evropë. Ndodhi greva e studentëve. Policia i nxori në darkë, ata u futën natën e në mëngjes ishin prap në grevë. Dhe në këtë ka gisht Ilir Meta. Ilir Meta së bashku me Pandeli Majkon, ky i fundit nuk e ka atë kurajë, por e bindi Pandeli Majkon, që të shkonin në bisedonin me studentët dhe u qetësua situata. Aty ndodhi rehabilitimi i Berishës.

Kryeministri dhe zv.kryeministri shkojnë të takojnë studentët që policia i kishte nxjerrë... ata ishin të organizuar nga Berisha pa asnjë dyshim. Të gjithë donin qetësi pavarësisht se kishte siklete. Ka qenë një frymë... për mua ka qenë e gabuar mbase dhe e pamundur për të reaguar me forcë.

Gjuhën e butë e përdorën ata që u goditën nga Berisha. Faktori ndërkombëtar asnjëherë nuk ka dashur që këtu të ketë luftë”, tha Klosi.


Lajmi kryesor:

Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, Fatos Klosi në ‘Repolitix’: U organizua nga Berisha, 3 mijë veta u përgatitën para vrasjes së Hajdarit! Nanos i lanë një plumb në zyrë (VIDEO)