Klosi: Apeli i Vlorës “mban gjallë” guroret në Malin e Tomorit

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit po përgatit me shpejtësi një ligj për të shpallur Malin e Tomorit Park Kombëtar.

Gjatë një konference për shtyp, ministri Blendi Klosi u shpreh se janë revokuar licencat e guroreve që gërrynin Malin e Tomorit, por përkundrejt këtij vendimit të Ministrisë së drejtuar prej tij, janë gjykatat ato të cilat i rikthejnë në funksion këto biznese të pamëshirshme për natyrën dhe mjedisin. 

Klosi i quajti të korruptuara vendimet e gjykatave në prag të kapitullimit të këtij sistemi drejtësie përballë Vettingut, ndërsa paralajmëroi betejë të ashpër me to, për mbrojtjen e mjedisit dhe kthimin e tij në funksion të turizmit. 
 

Vendimet e menjëhershme që mori kjo ministri ishin pezullimi dhe më pas revokimi i lejeve mjedisore, i gjithë guroreve në Malin e Tomorrit. Nga të cilat: 9 leje mjedisore për shkak të shkeljeve të rënda, u revokuan, duke i hequr të drejtën e vijimit të mëtejshëm të aktivitet dhe 10 të tilla u pezulluan.

Me një vendim absurd dhe tërësish arbitrar, gjykata administrative e qarkut Vlorë, ka lejuar vijimin e gërryerjes pa kriter të Malit të Tomorrit, për dy nga subjektet që ju është revokuar leja. Ky vendim me hije të forta korruptive, bëhet edhe më shumë pis, pasi për të njëjtin process gjyqësor, me të njëjtin object ankimi, e njëjta gjykatë dhe i njëjti gjyqtar, i ka dhënë të drejtë vetëm 2 nga 9 subjekteve ( të gjitha në shkelje të ligji) që kishin kundështuar revokimin e lejes mjedisore. 

Dua të ndaj me ju gjithashtu edhe nismën tonë më të fundit, për ta vendosur Malin e Tomorrit, në listën e zonave të mbrojtura.  Kërkesa është depozituar tashmë në Këshillin e Ministrave, dhe pritet miratimiiI saj brenda pak ditësh. Pas Luginës së Zagorisë që miratuam pak kohë më parë, Mali i Tomorrit me vlera historike dhe natyrore, do të zgjerohet zona e mbrojtura, si Park Kombëtar. 

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi

Deklarata e plotë e ministrit Blendi Klosi:

Prej disa muajësh Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, ka nisur një betejë pa kompromis për të gjithë ndotësit dhe shkatërruesit e pronës së përbashkët, mjedisit. Kjo betejë nuk ka qenë as e thjeshtë dhe as pa pengesa, në çmontimin e një sistemi që për më shumë se dy dekada vetëm ka gërryer dhe barbarizuar, pasurinë tonë të përbashkët: natyrën. 

Në këto muaj të një angazhimi të fortë ligjor dhe institucional, janë marrë një sërë vendimesh që për herë të parë pas shumë vitesh, ju kanë dhënë frymë dhe shpresë qytetarëve për një jetë më të shëndetshme për ta dhe fëmijët e tyre. Eshtë ngritur tashmë besimi se Shqipëria është një vend me potenciale të jashtëzakonshme turistike, që nuk mund të dëmtohet nga ajri i ndotur i barbarisë pa kriter të shfrytëzimit të mjedisit. 

Në këtë drejtim, vendimet e menjëhershme që mori kjo ministri ishin pezullimi dhe më pas revokimi i lejeve mjedisore, i gjithë guroreve në Malin e Tomorrit. Nga të cilat: 9 leje mjedisore për shkak të shkeljeve të rënda, u revokuan, duke i hequr të drejtën e vijimit të mëtejshëm të aktivitet dhe 10 të tilla u pezulluan. Në kundështim me çdo ligj dhe rregull në fuqi këto bisnese, kishin nxjerrë përfitimet financiare në kurriz të malit, qytetarëve që flinin e zgjoheshin me tymin e bardhë të gurëve dhe turizmit të siteve historike dhe kulturore të zonës. 

Pezullimi dhe revokimi i lejeve mjedisore për këtë aktivitet që kishtë shkaktuar as më shumë e as më pak, por një katastrofë të vërtetë natyrore, u mor në zbatim të plotë të ligjit. Mes shumë të tjerash, dy shkeljet më të rënda të konstatura ishin: ndryshimi i koordinatave të gërmimit nga leja në terren dhe e dyta: mungesa e zbatimit të detyrimit ligjor për rehabilimin e zonës së gërmuar. 

Asnjë prej këtyre bizneseve, nuk kishte sistemuar zonën e gërmuar, duke e mbushur me dhe’ dhe duke gjelbëruar, sic ligji e kërkon, për cdo pemë të prerë, duhet të mbillen tre të tjera. Por mesa duket në këtë veprimtari, guximi i këtij lloj bisnesi ka qenë I mbështetur tjetërkund: salla e gjykatës. Si në shumë raste të tjera, edhe në rastin e revokimit të lejeve mjedisore të guroreve, salla e gjykatës është bërë mbrojtësi i padrejtësë dhe shkeljes së ligjit. 

Me një vendim absurd dhe tërësish arbitrar, gjykata administrative e qarkut Vlorë, ka lejuar vijimin e gërryerjes pa kriter të Malit të Tomorrit, për dy nga subjektet që ju është revokuar leja. Ky vendim me hije të forta korruptive, bëhet edhe më shumë pis, pasi për të njëjtin process gjyqësor, me të njëjtin object ankimi, e njëjta gjykatë dhe i njëjti gjyqtar, i ka dhënë të drejtë vetëm 2 nga 9 subjekteve ( të gjitha në shkelje të ligji) që kishin kundështuar revokimin e lejes mjedisore. 

Në vendim, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë: ka vendosur “Pranimin e masës së sigurisë për dy aktpadi, nga 9 të tilla që ishin paraqitur pranë saj. Kjo do të thotë me fjalë të tjera: se gjykata deri në shqyrtim në themel të cështjes, i jep të drejtë këtyre dy subjekteve të vijojnë punën e gërryerjes së Malit të Tomorrit. 

Pikëpyetja që e ka edhe përgjigjen brenda është: 

Përse dy guroreve, ju është dhënë e drejta të rifillojnë punën, dhe për 7 të tjera, me të njëjtat kushte dhe me të njëjtin objekt ankimimi, gjykata rrëzuar kërkesën e tyre? 

Pikëpyetja tjetër edhe më e rëndë është:

si ka mundësi që për këtë subject (foto e printuar nga koordinatat), ku duket qartë ndryshimi i koordinatave, gjykata i ka dhënë të drejtë të vijojë biznesin barbar të gërryerjes së Malit të Tomorrit??

Asgjë më shumë se interesat abuzivë dhe korruptiv, të gjykatave dhe gjykatësve që në përpëlitjen e fundit përpara zbatimit të plotë të vettingut, janë duke bërë dëmet e fundit kundër shtetit dhe interesave qytetare. 

Por, pavarësisht kësaj: unë jam këtu për t'i siguruar, aletët tanë më të mëdhenj në këtë betejë: qytetarët, se: angazhimi ynë në interesin e tuaj për zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit, do të vijojë. Dua të ndaj me ju gjithashtu edhe nismën tonë më të fundit, për ta vendosur Malin e Tomorrit, në listën e zonave të mbrojtura. 

Kërkesa është depozituar tashmë në Këshillin e Ministrave, dhe pritet miratimiiI saj brenda pak ditësh. Pas Luginës së Zagorisë që miratuam pak kohë më parë, Mali i Tomorrit me vlera historike dhe natyrore, do të zgjerohet zona e mbrojtura, si Park Kombëtar 

Të njëjtën nismë do të ndërrmarrim shumë shpejt edhe për Malin e Krujës si peisazh natyror i mbrojtur, që po ashtu për vite me rradhë është gërryer në mënyrë barbare, me sigurinë se edhe nëse e pezullojnë institucionet, janë gjykatat që mbajnë në këmbë një sistem abuzimi kundër mjedisit. Por, këto vendime vetëm sa shtojnë mëkatet dhe turpin e një sistemi padrejtësie në ditët e tij të fundit, sepse cdo shkelje dhe dëm që i bëhët mjedisit nuk do të lejohet dhe tolerohet më. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mallakastrioti: 17/07/2018 20:45

    Opo Ç'farë LLOJ QEVERIE dhe Ç'farê Ministri është ky "Buf Pulash" ??!!TURP TURP TURP që ankoheni edhe pse keni 5 Vjet e ca në PUSHTET !!! TURP TURP TURP për këtë MINISTËR të MatuFjepsur që NUK MBYLL dot 2 GURORE që po e SHKATËRROJNË një nga MALET më të Bukura në JUG , siç është edhe MALI i BUKUR i TOMORIT !!! Po pse more MINISTËR DEMBEL , një GJYKATËS KRIMINEL i KORRUPTUAR qenka më i FORTË sesa SHTETI dhe MINISTRI i MJEDISIT ,dhe Shfuqizon VENDIMIN tuaj , për ti lënë BANDITËT dhe KRIMINELËT të Vazhdojnë dhe të ÇJERRIN dhe GRRYEJNË me TURRIELA dhe SKREPA Malin e Bukur të TOMORIT !???!!! Kjo do të thotë që ti NUK je i AFTË për të bërë detyrën që të është ngarkuar si MINISTËR i MJEDISIT , sepse po të ishte ERJON VELIAJ apo FATMIR XHAFAJ , kjo NUK do të ndodhte KURRRRË !!! Por ata do t'ja fusnin "KËMBËT në Një KËPUCË" me DHUNË atij GJYKATÊSI HAJDUT dhe KRRRRRIMINEL që ka marr atë VENDIM ANTISHQIPTAR !!! Ti Zoti Ministër Blendi Klosi duhet të japësh DORËHEQJEN njëherë e më parë , sepse NUK je për këtë punë , kurse ai GJYKATËSI BANDIT , KRIMINEL dhe KRYEHAJDUT duhet VARUR tek SHESHI i FLAMURIT në VLORË , për atë VENDIM ANTISHQIPTAR dhe prej TRADHËTARI !! TURP TURP TURP për QEVERINË që ka frikë nga GJYKATËSIT BANDITË dhe HAJDUTË të LSIsë TRADHTISË dhe PD KRRRRIMIT !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë

Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë