Klosi mbledh drejtorët: Jemi krenarë për turizmin, 30% më shumë pushues

TIRANE-Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka mbledhur në Kryeministri disa nga drejtorët kryesorë të institucioneve në vend. Drejtori i AKU-së, Drejtorët e Policisë dhe ata të Tatimeve kanë marrë pjesë në takimin e zhvilluar. Në fjalën e tij para gazetarëve, ministri Blendi Klosi, ka thënë se këtë vit turizmi ka shënuar rritje. Në kuadër të bashkëpunimit institucional, Klosi ka thënë se këtë vit ka një koordinim midis institucioneve për plotësimin e kritereve e për të rritur cilësinë e shërbimit në plazhet shqiptare. Klosi ka theksuar se janë hapur 25 qendra shëndetësore funksionale. 

Turizmi në trend rritës, 30%  më shumë pushues se viti i kaluar. Statistikat e rritjes së turistëve janë të mirëpritura. Kemi marrë disa aksione, mes tyre “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”. Me dhjetra mijëra vullnetarë spostuam plehrat nga vendi. Po bëjmë mbledhje të rregullta me prefektët. Këtë vit kemi një rritje me 17% të të huajve që hyjnë në Shqipëri. Plazhet do jenë të pastërta, kemi marrë masa. Duhet të sigurojmë cilësinë e shërbimit. Verifikoji, plazhet janë më të pastra këtë vit. Është fakt se ka një ndryshim në ckëtë çështje. Jemi kokëulur nga bilanci i vitit që shkoi. Janë reduktuar ndjeshëm zhurmat në zonat urbane dhe ato bregdetare. Shtrihet për herë të parë rrjeti i kullave të vrojtimit. Të shpresojmë që shifrat do na japin të drejtë. Janë ngritur 25 qendra shëndetësore. Të gjithë segmentet shëndetësore janë funksionale. Viti 2018, nga veriu në jug, kemi më shumë aktivitete.

Blendi Klosi, ministër Mjedisi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edvini: 02/08/2018 12:05

    Ka te drejte te krenohet ky bixhozxhiu, ku e mati ky qe eshte rritur numeri i turisteve sepse kete vit turizmi eshte ne ditet e tij me te zeza. Vetem po flet per turizmin ne Greqi se aty eshte rritur.

    Përgjigju
  • Turist: 02/08/2018 11:47

    GENJESHTRA E GENJESHTRA KY BUFI I RAMES ISH MINISTRI I MBROJTJES SOCIALE DHE I RINISE E KENAQI KATER VITE PERPARA TANI DO TA KENAQ EDHE TURIZMIN ME GENJESHTRA PASI EKSPORTOJE REFUGJAT RRETH300000 TE RINJ NE BE DHE ME ASISTENCE MESATARE 30euro ne muaj KY ESHTE. BLENDI KLOSI MINISTRI I KOTESIVE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor