Në konferencën "Një e ardhme më e mirë për Rininë në Ballkanin Perëndimor" e zhvilluar në Bruksel ka marrë pjesë edhe Ministri i Mirëqënies Socile dhe Rinisë, Blendi Klosi.

Konferenca e zhvilluar nga Tanja Fajon dhe Franc Bogovic është në vijim të nismës së Procesit të Berlinit për rritjen e bashkëpunimit rajonal, ku ndër shtyllat kryesore janë të rinjtë, për të cilën kryeministrat e 6 vendeve të Ballkanit kanë rënë dakort për ngritjen e zyrës rajonale me seli në Tiranë.

Blendi Klosi është përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e kësaj zyre rajonale ndaj dhe ka prezantuar detajet më konkrete të projektit. Ai u shpreh se nisma midis Shqipërisë dhe Serbisë ishte shkaku fillesar i bashkëpunimit të  mëtejshëm midis vendeve ballkanike.
 
‘’Unë besoj fort se kjo iniciativë është fillimi i komunikimi më të mirë ,i një edukimi më të mirë, i formimit të një rinie më proactive që e di historinë e Ballkanit, e një rinie më mendje hapur për të përmirësuar së bashku të ardhmen e rajonit" ka deklaruar Klosi.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com