Klosi në festën e Ullirit në Roskovec/Aktivitete të tilla afrojnë turistët dhe promovojnë Agroturizmin

Klosi në festën e Ullirit në Roskovec/Aktivitete të tilla afrojnë turistët dhe promovojnë Agroturizmin

Ministri i Turizmit Blendi Klosi

 “Në fakt më shumë se sa fati që mund të të sjellë si prezencë e ka sjellë puna e Bashkisë dhe Majlinda e cila sapo e ka marrë drejtimin e bashkisë së Roskovecit dhe e ka marrë shumë mirë dorën për të kuptuar se çfarë mund të shkojë më mirë në shërbim të qytetarëve dhe ky investim që është bërë këtu në këtë zonë kaq të bukur turistike të Roskovecit dhe gjithë Qarkut të Fierit realisht ja ka vlejtur, Ja ka vlejtur për të krijuar një destinacion të ri turistik për të krijuar një pamje të mrekullueshme”, tha Ministri Klosi. Ky aktivitet është mirë që të kthehet në traditë, sikundër dhe gjithë festat lokale, pasi këto festa dhe këto produkte afrojnë turistët, duke i kthyer në destinacione turistike.

“Politikave të minstrisë së Turizmit dhe Qeverisë shqiptare për agro-turizmin kanë krijuar tashmë në gjithë Shqipërinë një rrjet shumë të madh pikash agro-turistike që ka prodhuar ekonomi kanë prodhuar simbole të vërteta kulinarie dhe këtu në zonën e Roskovecit ne e kemi shumë të nevojshme të krijojmë pika agro-turistike të cilat afrojnë më shumë për qytetarët që të vijnë turistë t’i vizitojnë jo vetëm nga qarku i Fierit dhe nga Qarku i Beratit që janë kaq shumë pranë por nga e gjithë Shqipëria” tha Minsitri Klosi. Ministri Klosi falenderoi Kryetaren e Bashkisë së Roskovecit, e cila është dhe Kryetare e shoqatës së Bashkive, për të krijuar rrjetin e bashkive në gjithë vendin, të cilat do të ndihmojnë në krijimin e rrjetit të agroturizmit dhe rrjetin e promovimit të produkteve të ndryshme. “Urime të gjithë familjarëve që kanë punuar kaq shumë për këtë produkt dhe ky produkt do të mbrohet në mënyrë specifike nga qeveria dhe nga Bashkia po ashtu”, tha Ministri Klosi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?