Klosi në Korçë:Kërkesat për arsim
profesional trefish mbi kapacitetin
Blendi Klosi ka qenë i pranishëm në shkollën e mesme profesionale Isuf Gjata në Korçë. Gjatë këtij takimi ministri ka deklaruar se kërkesa për arsimin profesional është rritur ndjeshëm, madje ajo është trefish mbi kapacitetin.
Blendi Klosi ka qenë i pranishëm në shkollën e mesme profesionale Isuf Gjata në Korçë.
Gjatë këtij takimi ministri ka deklaruar se kërkesa për arsimin profesional është rritur ndjeshëm, madje ajo është trefish mbi kapacitetin.
Për këtë arsye politikat do të ndryshojnë dhe klasat do të zgjerohen në mënyrë që të gjithëve t'u jepet mundësia të studiojnë që të mund të bëhen pjesë e tregut i cili aktualisht ka 40 mijë vende të lira puna.
Ai është shprehur se pas shumë përpjekjesh është arritur një marrëveshje bashkëpunimi me qeverinë austriake për binjakëzimin e shkollave shqiptare me to.
Klosi ka deklaruar se është e rëndësishme që turizmi të mos kufizohet tek ai detar por të shtrihet edhe në fusha të tjera.
Klosi është shprehur: "Trefish mbi kapacitetin, kërkesa për arsim profesional. Jemi përballur me fluks të papërballueshëm në shumë shkolla profesionale. Qytetarët e kanë kuptuar se arsimi profesional të punëson.
Mbi 40 mijë vende të lira pune në vend. Ka debat të madh për këtë çështje. Ka politikanë që e kundërshtojnë. I gatshëm të ballafaqohem për shifrat e punësimit. Vendet e punës janë aty.
Nuk ka asnjë biznes sot, nga qindra që kemi kontaktuar që nuk kërkojnë punonjës. Kush kundërshton këto shifra, të gatshëm të tregojmë një nga një të gjitha vendet e lira të punës. Por duhet formimi sipas kërkesave të tregut.
Qytetarët e kanë kuptuar këtë ndaj kemi fluks kërkesash për arsimin profesional. Kërkesa për arsim profesional trefish mbi kapacitetin.
Nuk kemi mundësi t'i regjistrojmë të gjithë. Kjo na ka bërë të mendojmë të ndryshojmë politikat tona investuese në arsimin profesional.
Do zgjerohen të gjitha shkollat me klasa. Shkollat po i kthejmë në qendra multifunksionale edhe për të rriturit që duan një zanat. Shkollat e Korçes të binjakëzuaka me shkollat austriake.
Në fund të shkollës diplomat tuaja do të njihen në tregun europian të punës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.3%
-
Trump
50%
-
S'kam mendim
2.7%
Vota total: 6588
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet/ Trump nga Karolina e Veriut: 'Tarifa 25% nëse Meksika nuk ndal emigracionin!' Kampi i Harris: Ai po e mbyll me errësirë e zemërim
4 Nëntor, 22:49
-
Benet Beci reagon me ironi pas raportimeve se ka dhënë dorëheqjen si kryebashkiak i Shkodrës
4 Nëntor, 22:40
-
Komisioni Xhafaj/ Lançohet strategjia ndërsektoriale kundër korrupsionit! Gonzato: SPAK po e ndëshkon, s’është nevoja të shpikim rrotën! Pirdeni: Shtrirje kapilare!
4 Nëntor, 22:31
-
Presidencialet/ Gjithçka që duhet të dini për ditën e zgjedhjeve në SHBA, 7 shtetet e lëkundura dhe kur pritet rezultati
4 Nëntor, 22:09
-
Sarandë/ Aksident i frikshëm, makina përplas motorin dhe vazot dekorative në trotuar, shoferi arratiset! S’ka të lënduar, Policia verifikon kamerat
4 Nëntor, 21:56
-
Fati pensionistëve/ Ish-minatori: Si u takova me kryeministrin! I kërkova statusin, ishte i painformuar! Shabani: U merret përqindja te buka që blejnë
4 Nëntor, 21:50
-
Pogradec/ I dehuri shkatërron parukerinë me sende të forta, Policia e shoqëron! Të panjohura motivet (VIDEO)
4 Nëntor, 21:28
-
‘Për hajër ura e madhe e Kukësit’, Rama 'thumbon' dhe kritikët: Lutje për ata që thoshin u ndryshk, shani sa më shumë se na shtoni inatin për punë! (VIDEO)
4 Nëntor, 21:14
-
Skënder Minxhozi: Kur humbesh pas detajeve e harron pyllin
4 Nëntor, 20:53
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
Mbyllja e fushatës në SHBA, mesazhet e fundit të kandidatëve! Harris optimiste: Ndihem mirë! Trump: Votoni, s’mund të durojmë më!
4 Nëntor, 20:15
-
Trump problem për Kosovën? Spartak Ngjela: Ishte president dhe nuk ia cënoi pavarësinë! Asgjë nuk i ndodh Kosovës, të vijë kush të dojë
4 Nëntor, 20:14