Klosi në Përmet: Vjosa së shpejti 'Zonë e Mbrojtur'

Klosi në Përmet: Vjosa së shpejti 'Zonë e Mbrojtur'

Ditën e sotme ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi sëbashku me deputeten socialiste Mirela Kumbaro ishin në Përmet, aty ku u prezantua projekti Aquanex, i cili parashikon evidentimin e problematikave në mjedis.

Evidentimi do realizohet në 2 zona: Gjirokastër e Përmet dhe monitorimi i ujërave, në lumin Vjosë dhe Drinos, me qëllim mbrojtjen e vlerave të tyre natyrore, por edhe përdorimin e tyre për qëllime turistike.

Gjatë këtij prezantimi, Klosi ka deklaruar se do punohet që zona e sipërme e Vjosës të shpalllet Zonë e Mbrojtur.

“Ne kemi mijëra e mijëra turistë të cilët vizitojën sajtet tona të UNESKOS ku padyshim Berati dhe Gjirokastra janë kulmet e turizmit shqiptar por nuk na mjafton të kemi vetëm Gjirokastrën. Ne na duhet që ta shtrijmë në të gjithe zonën ku kemi burime të mëdha. Dhe grupe të mëdha turistësh tashmë kanë zgjedhur Përmetin dhe bukuritë e tij natyrore për të qenë pjesë e vizitave të tureve të tyre. Në kuadër të zonave të mbrojtura ne po punojmë për ta shpallur zonën e sipërme të Vjosës ku përfshihet edhe zona ku po bëhet studimi në një zonë të mbrojtur.”, tha ministri Klosi.

Ndërkaq, sipas tij, qeveria shqiptare po punon shumë për zhvillimin e jugut nga pikëpamja turistike dhe Përmeti përbën një nga polet e turizmit shqiptar, ku janë fokusuar disa investime të rëndësishme.

 “Ne duam shumë që në kuadër të MTM të ruajmë pasuritë tona natyrore, e kemi politikë që të gjejmë një ekuilibër të qëndrueshëm ndërmjet zhvillimeve të ndryshme industriale apo turistike me ruajtjen e mjedisit. Dhe ky projekt është 100 për 100 në këtë aspect; sesa e kemi të mundur që në radhë të parë të vlerësojmë pasuritë me teknika shkencore, të kuptojmë se cfarë duhet të bëjnë të dyja palët, edhe qeveria shqiptare edhe ajo greke,  për të menaxhuar ashtu si duhet këtë basen ujor dhe cfarë duhet të bëjmë për të ruajtur monumentet natyrore që ka kjo zonë me shumicë. Ne kemi kaluar në qeveri para pak kohësh listën e monumenteve të natyrës dhe zona e luginës së Vjosës ka disa të tilla.

Ne duhet t’i ruajmë, t’i mbrojmë ato dhe besoj që kjo ësthë një përpjekje që nuk mundt ë vijë dot pa pasur një konsensus me komunitetin . Prandaj menduam që këtë takim shkencor për vlerat që ka kjo zonë ta bënim në Përmet , në qendër të basenit, në këtë zonë që ka nevojë për shumë më tepër vëmendje nga pikëpamja e politikave shtetërore por eshte e nevojse qe kete ta bëjmë bashkë me ju”, përfundoi ministri Klosi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton