Klosi në profesionalen e Durrësit:
Tregu i punës kërkon nxënës si ju 

Klosi në profesionalen e Durrësit:<br />Tregu i punës kërkon nxënës si ju 
DURRËS - Duke synuar rritjen e vëmendjes së të rinjve ndaj arsimit profesional dhe nxitjes së tyre që të ndjekin sa më shumë këto shkolla, pasi krijon shumë mundësi në tregun e punës, Ministri i Mirqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së fletëlavdërimeve për nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Hysen Çela”, në qytetetin e Durrësit.
 
Klosi vlerësoi nxënësit që kanë zgjedhur të vazhdojnë arsimin profesional duke thënë se kanë bërë zgjedhjen e duhur për jetën dhe të ardhmen e tyre.

Do ta kujtoni fare mirë zgjedhjen tuaj të drejtë, zgjedhjen që keni bërë në këtë kohë për të ndjekur arsimin profesional, jo vetëm se keni marrë një kulturë pune që do ju shoqërojë gjithë jetën, por edhe një zanat”, - tha ministri Klosi në fjalën e tij.
 
Më tej, ai theksoi se është një nga objektivat e qeverisë dhe të tij si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, që të nxisë sa më shumë të rinj që të zgjedhin të ndjekin arsimin profesional. Kjo sipas tij, për vetë faktin se një arsim i tillë krijon njerëz të kualifikuar që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës.

Tregu i punës ju kërkon ju dhe unë si ministër e kam një nga prioritetet e mia ndihmën për shkollat dhe arsimin profesional. Nuk jemi aty ku duhet, nuk kemi arritur ato nivele që kërkojmë nga arsimi profesional, por jemi në drejtimin e duhur, sepse sot, gjithmonë e më shumë biznesi po i drejtohet arsimit profesional”, - u shpreh Klosi.
 
Për këtë, ai shprehu angazhimin e tij si ministër se do bëjë gjithçka është e mundur që të rrisë cilësinë e mësimdhënies në shkollat profesionale, duke i pajisur ato me bazën materiale të nevojshme, por edhe duke zhvilluar politika orientuese për të rinjtë drejt këtij arsimi.

Duhet  të bëjmë përpjekje më të mëdha për të siguruar bazën e nevojshme materiale, të rregullojmë kurrikulat studentore, të orientohemi shumë më tepër te biznesi. Ne si administratë qendrore dhe ajo e shkollës duhet të përgatisim kurrikula të sakta dhe duhet ta orientojmë shkollën drejt kërkesave të biznesit dhe t’i orientojmë studentët drejt asaj që ka nevojë sot në treg”, - tha ministri Klosi.
 
Sipas tij, vendi ynë nuk duhet të jetë tërheqës për bizneset e huaja vetëm se ka politika taksimi të favorshme, por edhe sepse ofron një krah pune të kualifikuar që u përgjigjet kërkesave të kohës. 

Shqipëria nuk mund të jetë joshëse për biznesin vetëm se ka paga të ulëta, ajo duhet të jetë joshëse për biznesin edhe sepse ka njerëz të kualifikuar, punëtorë  të kualifikuar. Ju sot me këtë diplomë që po merrni jeni gati për këtë treg të ri të kualifikuar”, - u shpreh Klosi.
 
Në shkollën e mesme profesionale “Hysen Çela”, për vitin shkollor 2014-2015 studiuan 815 nxënës në sistemin me kohë të plotë. Aktualisht në këtë shkollë ofrohen 5 drejtime mësimore: Hoteleri-Turizëm, Tekstil-Konfeksion, Teknologji Ushqimore, Peshkim, dhe Ekonomist-Biznes. Këtë vit mbaruan shkollën 120 nxënës, 10 nga të cilët u nderuan me fletëlavdërimi për rezultate të mira në mësime.
 klosi
klosi
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen