Klosi në Report Tv: S'ka prenotime të anuluara! Në 12 qershor vijnë charterat e parë! Hotelet në fundjava plot, jemi optimist

TIRANË- Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është shprehur optimist për sezonin turistik pas COVID-19. Optimizmin e gjen te prenotimet që nuk janë anuluar, por shtyrë si hotelet që janë pothuajse plot gjatë fundjavës në bregdet. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Klosi u shprehet se turizmi këtë vit do të jetë i përqendruar nga turistët e rajonit, emigrantët e rikthyer dhe ai i brendshëm, patriotik, por duhet përgatitur që nuk do jetë i njëjti me atë të një viti më parë kurrsesi.

"Kur i shoh në fundjava hotelet plot, themi që do kemi turizëm këtë vit. Ky vit do të vazhdojmë me intensitet. Ne kemi 3086 struktura hoteliere, asnjëra prej tyre nuk është e mbyllur sot nga pikëpamja organizative, nuk ka pasur faliment, por janë me fitime pothuajse zero. Hotelet e mëdha e kanë të vështirë hapjen, se duhet të kenë dritat, stafin në punë. Nëse vijon masat e forta, turistët nuk do e kenë më dëshirën për të lëvizur, prenotime nuk janë anuluar, janë shtyrë ose janë ngrirë. Në rast se do të ketë një lehtësim të masave dhe mesa duket korona po largohet dhe po fillon lëvizja, por nuk do kemi të njëjtën biznes si në 2019. Sipas OBSH-së, 5-7 vjet pas mund të rikthehet turizmi. Nëse do kemi turizmin në rajon, të emigrantëve, plus turizmin e brendshëm ne do të kemi turizëm ta kënaqshëm", tha Klosi.

Klosi njoftoi se në datën 12 vijnë charterat e parë nga Ukraina dhe Bjellorusia, i cili padyshim edhe ai është ndikuar nga COVID-19. 

"Në qershor ne do të kishim chartera me kapacitet të plotë, por mbyllja e Korfuzit dhe mbyllja e aeroporteve të tjera na ka bërë të shtyjmë në kohë turizmin me charter. Nga datë 12 charterat e parë do mbërrijnë në Shqipëri nga Ukraina dhe Bjellorusia", tha Klosi, teksa renditi edhe ndihmën që shteti i ka dhënë turizmin gjatë kësaj kohe pandemie, si një nga sektorët më të goditur.

"S'kanë taksa për të paguar 2020, pagesa e luftës për strukturat hoteliere, eliminimi i kësteve në banka, edhe kreditë e likujditet, qoftë për pagat e punonjësve, sidomos ajo i dyti, nëse do të ketë kërkesa, do një këst i tretë për hotelierët", tha Klosi në Report TV, teksa u shpreh i keqardhur për kthimin e ligjit për heqjen e TVSH për jahtet, pasi sipas tij kjo i sjell shumë të mira vendit.

"Brenda këtij sezoni do kishim dhjetëra jahte, sa të hapet që do marrin flamurin shqiptar dhe marrja e flamurit do të thotë që flota e jahteve do të përmirësohet ndjeshëm. Shqipëria përfiton se këto jahte do regjistrohen, do paguajnë tarifat, do të bëjnë një super reklamë duke lëvizur me flamurin shqiptar. Ardhja e më shumë jahteve në Shqipëri, mjafton të regjistrohet të paguajë një tarifë dhe të marrë flamurin shqiptar, e merr lehtësinë fiskale. Kjo nuk është politikë për oligarkët, bëhet fjalë për një fashë tjetër", përfundoi Klosi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ymeri: 10/06/2020 01:12

    PO UJRAT E ZEZA QE DERDHEN NE MES TE GOLEMIT DHE NE DURRES TEK SHKEMBI I KAVAJES,,,,KUR DO I MBYLLESH O KUNGULL MINISTER,,,,A KE TURP QE DEL E FLET PER TURIZMIN ,,,E KENI GOLEMIZUAR GJITHE BREGDETIN....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja