Nga 3000 rastet e dhunës në familje që janë raportuar gjatë vitit të kaluar, 900 kanë qenë burra që janë dhunuar nga gratë. Kjo u deklarua nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, gjatë konferencës për “linjat bazë të shërbimeve në luftën kundër dhunës gjinore në Shqipëri: këshillimi me burrat dhunues.
Konferenca kishte për qëllim trajtimin e burrave dhunues, të cilët për vitin e kaluar, vetëm raste të denoncuara kanë qenë mbi 2100.
“Në 3000 e pak raste që janë denoncuar gjatë vitit 2016 për raste të dhunës në familje rreth 900 prej tyre kanë qenë burra që kanë denoncuar dhunën e ushtruar në familjet e tyre nga gratë, prandaj them që ka nevojë që ky problem të shihet si kompleks. Megjithatë në shumicën e rasteve janë burrat që ushtrojnë dhunë mbi gratë”, u shpreh ministri Klosi.
Realiteti i ushtrimit të dhunës në familje ka treguar se rastet kur thirret psikologu apo punonjësi social për të ndihmuar familjen janë shumë të pakta.
Nino Merola, drejtor i zyrës të Tiranës të Agjencisë Italiane të bashkëpunimit për zhvillim, u shpreh se tashmë është koha që të kushtohet vende trajtimit profesional të dhunuesve, sepse edhe pas denoncimit të rasteve ata vazhdojnë të mbeten të tillë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO