Klosi: Nishani urdhër nga
Berisha, PD: Vendimpolitik

Klosi: Nishani urdhër nga<br />Berisha, PD: Vendimpolitik
TIRANE- Mazhoranca ka rrëzuar në Komisionin e Ligjeve me 16 vota pro dhe dy abstenime dekretet e Presidentit për dy emrat kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë. Sipas PS,të dy kandidatët, kryetari i Gjykatës së Apelit të Durrësit Petrit Ceno dhe kryetari i Apelit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, Gjovalin Përnocaj, me mbi 20 vjet karrierë në sistemin gjyqësor, nuk kanë përvojë në fushën e të drejtës administrative.

Në relacionin e pregatitur nga deputeti Armando Subashi duke vënë në dukje faktin se dy vendet në Gjykatën e Lartë lidhen me krijimin e Gjykatës Administrative, thuhet se Presidenti kishte detyrimin ligjor të përzgjidhte kandidatë me përvojë në këtë fushë. Ndërkohë që për opozitën 12 fletët e relacionit të Subashit nuk vlejnë aspak nga ana juridike, sepse sipas saj Presidenti ka përmbushur çdo kriter ligjor dhe kushtetues. Deputeti i LSI, Spartak Braho nuk e pranoi qëndrimin e socialistëve se kandidatët e Presidentit nuk i përmbushin kriteret, ku ai mbajti një qëndrim personal lidhur me këtë çëshrtje.

Replikat
Subashi: Fakti që dekretimi i anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë u krye në 23 nëntor, pra tre javë më pas në kohë, nga krijimi i Kolegjit Administrativ do të duhet të ishte një shtysë më tepër që Presidenti i Republikës të konstatonte se përpos detyrimit ligjor dhe situatës konkrete të përbërjes së Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.
Paloka: U plotësua kushti i konsultimeve, por vendimi juaj është politik. Ju nuk doni të votoni asnjë kandidat, pasi synoni të dërgoni në Gjykatën e Lartë, gjyqtarë që kontrollohen nga ju vetë. Dje kur Presidenti ishte i juaji, pavarësisht se ishte zgjedhur nga PD, kërkonit që Parlametni të mos kishte asnjë kompetencë dhe vetëm ai të vendoste megjithëse i vetmi kriter që kishte ai President për zgjedhjen e kandidatëve ishte zarfi me para.

Mediu: qëndrimi është politik. Maxhroanca nuk do ti aprovojë kandidaturat dhe gjithë argumentet e vendosura janë justifikime.
Klosi: Ajo që na propozohet është një stanjacion. Kandidaturat për Gjykatën e Lartë u zgjodhën pa u marrë për bazë konsultat me Kryetarët e Grupeve Parlamentare. Presidenti Bujar Nishani, i cili edhe pse e ka lexuar qartë votën e 23 qershorit, nuk shkëputet dot nga urdhrat e Berishës.
Braho: E kuptoj që çështja politizohet dhe secila palë kërkon të nxjerrë argumente pro dhe kundër. Unë i njoh nga afër dy personat. Se çfarë do të thotë përvojë e veçantë kur këta të dy kanë 10-15 vjet që drejtojnë gjykatat? Duke marrë shkak nga kjo njohje nuk mendoj që këtyre u mungon përvoja e veçantë për të punuar dhe për të qenë anëtarë të Gjykatës së Lartë. Këtu ka një qëndrim politik nga të dyja palët unë do zgjedh një qëndrim personal që ska të bëjë me qëndrimin e forcës politike ku unë bëj pjesë.


Shkrimi u publikua sot (29.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)