Tre pikë dramatike me rezultatin 2-3 ka siguruar Real Madrid në ndeshjen e javës së 6 të La Liga-s kundër Elche-s. Të besuarit e Mourinho-s zhbllokuan rezultatin shpejt në transfertë me një goditje dënimi të Arda Guler, por që u vlerësua autogol pas një devijimi të lehtë. Në vijim të pjesës së parë Mbappe dyfishoi shifrat, duke dhënë përshtypjen e një sfide që mund të kthehej në goleadë nga ‘galaltikët’.
Mirë në pjesën e dytë ndodhi e papritura. Në minutën e 71 Osorio shkurtoi diferencat, ndërsa pak çaste më pas Nino shokoi miqtë nga Madridi duke barazuar rezultatin. Për t’i shpëtuar fytyrën Realit mendoi talenti Espi, i cili në minutën e 91 realizoi golin e fitores pas asistit me portën bosh nga Mbappe.
Fitoren e parë sezonale në javën e 6 të La Liga-s siguroi edhe Valencia, që ia doli 0-1 në transfertën e Alaves. Golin tre pikësh e realizoi Rioja në pjesën e dytë, duke i dhënë fund makthit që kishte pushtuar Valencia-n pas 4 humbjesh radhazi dhe vendin e fundit që mbante në klasifikim.
Fitore siguroi edhe Rayo Vallecano e shqiptarëve, që mposhti 2-1 Espanyol, por si Ivan Balliu ashtu edhe Marash Kumbulla nuk luajtën titullarë. Vetëm Balliu mori disa minuta si zëvendësues.









Komente
Komento