Klosi: Parandalimi i dhunës ndaj
fëmijëve sot, investim për nesë

Klosi: Parandalimi i dhunës ndaj<br />fëmijëve sot, investim për nesë
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me Angjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Këshillin e Europës ka prezantuar këtë të mërkurë dokumentin “E ardhmja e Sistemit të Integruar të Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri”, i cili përmban një përmbledhje të hapave që duhen ndërmarrë për të ndërtuar një sistem më të avancuar dhe bashkëkohor të mbrojtjes së fëmijëve.

Ministri Klosi tha se ky dokument paraqet një vizion të qartë të mbrojtjen e fëmijëve. “Dokumenti që ju prezantojmë sot, paraqet një vizion të qartë, konkret dhe gjithëpërfshirës, për një sistem të integruar ku çdo fëmije të jetë i mbrojtur, dhe asnjë fëmijë të mos lihet në harresë. Është një dokument i parë i këtij lloji që qartëson për herë të parë se ç’do të thotë që të kemi një sistem të integruar për mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri”, - tha Klosi në fjalën e tij.

Sipas ministrit, parandalimi i abuzimit dhe dhunës ndaj fëmijëve nëpërmjet programeve që fuqizojnë familjen është fokusi kryesor i dokumentit.

“Të investosh sot në parandalimin e dhunës është një investim strategjik për shtetin, pasi studimet kanë treguar se të parandalosh sot, do të thotë të kursesh në shërbime apo institucione që do të duhen për të kuruar pasojat nesër”, - shtoi Klosi, ndërsa tha se ky është një hap drejt përmbushjes së rekomandimit të Raport-progresit të këtij viti të Bashkimit Europian, për të forcuar mekanizmat institucionalë për mbrojtjen e fëmijëve.

Ai po ashtu bëri të ditur se për 6-mujorin e ardhshëm MMSR ka në plan disa hapa të rëndësishëm, për ngritjen e një sistemi të mbrojtjes së fëmijëve. Aktualisht po rishikohet ligji ‘Për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve’, si dhe po hartohet Plani i ri Kombëtar për Fëmijët 2016-2020 .

I pranishëm në prezantimin e dokumentit politik për mbrojtjen e fëmijëve ishte edhe ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili u ndal tek trajtimi ligjor i fëmijëve .
 
“Projekti ynë, në këtë rast i imi si ministër i Drejtësisë, është që ne duhet të arrijmë standardin që sa më shpejt të jetë e mundur, jo burg për fëmijët. Kjo është deviza jonë. Sepse në burg nuk mëson asgjë, mëson vetëm rrugën e krimit. Për fat të keq, kështu është kjo histori. Shërbimi i provës ka marrë një mision të ri ligjor dhe që e largon të miturin por edhe të riun në përgjithësi nga rruga e burgut, nga trajtimi me burgun. Nuk është burgu për fëmijët, burgu është për prindërit e tyre, të rriturit që kanë dështuar të rrisin fëmijët e tyre”, - tha Manjani.
       
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)