Klosi për Report Tv: Pse Berisha u dha pasaportë diplomatike të implikuarve në zhdukjen e Remzi Hoxhës? Për vrasjen e Hajdarit dëshiroj përballje me të në gjykatë

Zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha 25 vite më parë ende vijon sot e pazbardhur. Ish kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi në një intervistë për Report Tv tha se të gjithë personat e implikuar në zhdukjen e tij janë u pajisën me pasaporta diplomatike nga Sali Berisha dhe u larguan. Sipas tij, kjo e bëri akoma më të pamundur hetimin nga ana e ShIK për zbardhjen e saj.

"Ka qenë një lloj ngutje kjo lloj ikje që nuk e kishin parashikuar që do u mbeteshin në dorë, nuk e prisnin që të vidste, prandaj kanë marrë të gjitha masat për të mos lënë gjurmë. Kur ju ndodhi kjo gjë, ai të gjithë njerëzve të implikuar u dha pasaporta diplomatike që ishin të implikuar me zhdukjen e Remzi Hoxhës. Berisha e di se çfarë mund të gjendeshin. Ai thotë se nuk kanë bërë atë që duhet të bënin. Unë nuk mund të them asgjë për këtë punë. Unë dëgjova të birin që foli për këtë çështje. Ishin dy raste që thotë i biri. Ne nuk kishim asnjë mundësi që të hetonim. Ne nuk e patëm atë mundësi të hetonim pse ShIK-u u soll në atë mënyrë.  Ne ishim shumë të interesuar pasi kjo është njollë në shërbimin informativ. Ne kur erdhëm donim që të pastronim fytyrën e Shërbimit për të treguar se ne nuk jemi kështu. I them Berishës që nuk na le gjë se i çove të gjithë jashtë. Interesi i vetëm që kishim për të zbardhur ngjarjen ishte për të pastruar figurën e ShIK. Nuk kishte interes Kosova për zhdukjen e tij. Ai ishte një biznesmen i thjeshtë që kishte ardhur" - tha Klosi.

Ndërkohë Klosi foli edhe për vrasjen e Azem Hajdarit ku deklaroi se do të ishte i gatshëm që të kishte një përballje me ish kryeministrin Berisha në gjyqin për Izet Haxhinë.

"Do më pëlqente një përballje. Do kisha kënaqësi. Në 2002 mu dha mundësi por nuk pranoi që unë të isha në sallë. Berisha trembej që unë të isha në atë sallë pasi ato ishin të gjitha gënjeshtra. Në popull është më kollaj që ShIK e ka bërë pasi ato mund ta fshehin. Asnjëherë nuk kam pasur asnjë lloj komunikimi. Unë kur shkova në ShIK drejtorët kishin ikur. Unë i kërkova të gjithëve të qëndronin dhe u thashë troç që të shkonin të çonin fjalë tek Berisha për të treguar se çfarë bëjmë ne. Mua Fatos Nano më kërkoi që të ndërroj emrin e institucionit. Këtë kam dashur tia them dhe Berishës sepse ne nuk merreshim me opozitën. Nuk e njoh Popoviç. Unë shpresoj që gjyqi të hedhë dritë mbi këtë çështje. Unë shpresoj që pas çështjes së Izetit, të dalin në dritë dhe detaje të reja për çështjen e gjyqit të madh për Hajdarin" - tha Klosi.

Ish kreu i ShIK ka folur dhe për Presidentin Ilir Meta për të cilin tha se herë pas here ka kaluar kompetencat e tij si President dhe se ngjante më shumë si një kryetar partie. Gjithashtu ai tha se dhënia e shumë dekoratave nga Presidenti shfuqizon dhe vlerën e tyre.

"Po të jenë të vërteta këto që thonë mediat, atëherë do të ishte shqetësuese. Do të ishte shqetësuese po të ishte hapur loja për të shfrytëzuar kompetencën për të dhënë shumë nënshtetësi shqiptare atëherë nuk është e drejtë. Dhënia e shumë dekoratave gjatë kohëve të fundit e shfuqizon dhe rëndësinë e këtyre dekoratave. Nëse Rexhep Mejdani mendohej shumë për të dhënë një dekoratë, ka ardhur një kohë që hapen portat dhe jepen shumë. Nuk e them dot që kjo është bërë për përfitime financiare. Në disa raste mendoj se i ka tejkaluar kompetencat. Më ka ngjarë më shumë si kryetar partie" - tha Klosi.

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • QWEw: 24/10/2020 14:45

    akoma me ket heroin e leshit. e mori ate cfare kerkoi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë