Nga takimi me përfaqësues të bisneseve turistike të Velipojës, drejtorët rajonalë dhe anëtarë të Komitetit të Turizmit, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ju kërkoi bizneseve, të jenë të ndershëm me cmimet. Çelësi i suksesit të zhvillimit të turizmit, tha ministri Klosi, është balanca e çmimit me cilësinë dhe respektimi i ligjeve.
Shteti ashtu siç ju ka mbështetur në aktivitetin tuaj, do të jetë në kontroll që aktiviteti të mos jetë abuziv, të keni në kujdes problematikat e lindura tashmë edhe nga dashakeqës të turizmit në Shqipëri për rritjen e çmimeve, abuzimet me çmimet prandaj do t’ju kërkojmë në radhë të parë juve që keni bizneset në këto zona që të jeni shumë më transparentë me pushuesit, të keni në çdo restorant apo hotel, lista çmimesh të afishuara dhe biseda me turistët të jetë direkte, e sqaruar, përsa i përket çmimeve dhe do të vazhdojnë kontrollet përsa i përket ligjit, pasi unë mendoj që një dhe vetëm një është çelësi i suksesit dhe zbatimi i rregullave nga të gjithë.
Blendi Klosi
Duke bërë analizën e problematikave të këtij sezoni ministri Klosi theksoi se plazhi i Velipojës është shumë herë më i pastër se vitet e shkuara, ndërsa është bërë një punë shumë e mirë për vendosjen dhe zbatimin e sinjalistikës ujore.
Ne Velipoje nuk jep asnje biznes kupona, as ne restorante, as per zheslong dhe per asgje qe paguan nuk merr kupon. Eshte kthyer i gjithe plazhi privat. Turp tju vije
Përgjigju