Klosi-Veliajt: Hiq gjobën e Bashës
40 mln lekë për Qendrën Rinore 

Klosi-Veliajt: Hiq gjobën e Bashës<br />40 mln lekë për Qendrën Rinore 
Gjatë aktivitetit për 1-vjetorin e Qendrës Rinore të Tiranës, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i kërkoi kryebashkiaku të Tiranës, Erion Veliaj, shfuqizimin e gjobës së paraardhësit të tij, Lulzim Basha, prej 40 milionë lekësh ndaj kësaj Qendre. Klosi e cilësoi arbitrare vendimin e ish kryetarit të Bashkisë, ndërsa i kërkoi Veliajt rishikimin e vlefshmërisë së kësaj gjobe. “Është një vendim arbitrar dhe një gjobë e padrejtë”, u shpreh Klosi. 

Ministri Klosi theksoi se kjo është një qendër e cila vetëm në një vit, ka arritur të mbledhë 20.000 të rinj, duke u bërë kështu institucioni që ka mbledhur më shumë dashuri në këtë qytet. 

Ky numër është vërtetimi i konceptit të shprehur një vit më parë së sa e rëndësishme ishte kjo hapësirë në Tiranë dhe jo vetëm. Për këtë arsye, Qendra Rinore e Tiranës nuk është e vetmja në vend; dy qendra të tjera janë gati për t’u inauguruar, në Korçë dhe Vlorë, me qëllimin për t’ju ardhur pranë sa më shumë te rinjve në Shqipëri.

Qendra Rinore e Tiranës, ka arritur të pasqyrojë 300 aktivitete në vetëm 365 ditë dhe për këtë fakt, ministri Klosi u shpreh: “Kjo qendër, punon çdo ditë, për t’iu kundërpërgjigjur me mirësi dhe dashuri, fjalës së keqe dhe helmit që shumë mundohen t’ja injektojnë këtij qyteti”. 

Edhe në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë së Tiranës zoti Erion Veliaj, u shpreh i impresionuar nga puna e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe e Ministrit Blendi Klosi, bërë për këtë Qendër dhe për të rinjtë që janë pjesë aktive e kësaj Qendre. Duke rikujtuar gjithashtu përpjekjen e madhe të bërë nga Ministria nën drejtimin e tij dhe se ndihej i lumtur, që ajo përpjekje është justifikuar më së miri. 

Në 1 vjetorin e saj, Qendra Rinore e Tiranës është krenare dhe ka të drejtë të mburret për listën e gjatë të bashkëpunëtorëve që ka krijuar dhe e të rinjve që disa si pjesëmarrës e disa të tjerë si vullnetarë kanë dhënë kontributin e tyre në mbarëvajtjen e Qendrës. “Gjithashtu, në këtë qendër ka filluar së marri jetë Strategjia Rinore 2015-2020, strategji e cila synon përfshirjen sa më të gjerë të të rinjve dhe jo vetëm. Ndaj, do duhej shumë që këtë Qendër Rinore, ta zgjeronim në çdo qytet të Shqipërisë”, tha ministri Blendi Klosi.

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com) 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën