-Dëmi në të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit është 72 milionë lekë, ose rreth 700 mijë dollarë-
TIRANE, 26 Shtator/ATSH/-Tetë doganierë të Doganës së Kakavijësjanë kallzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit të cilat kanë sjellë për pasojë një dëm financiar dhe mungesë të ardhurash për Buxhetin e Shtetit në shumën 72,206,897 lekë.KLSH sqaron se në përfundi të auditit në Degën e Doganës Kakavie, për periudhën e veprimtarisë viti 2012 deri 2013, duke u përqëndruar në realizimin e të ardhurave doganore dhe zbatimin e legjislacionit doganor u konstatuan një sërë shkeljesh ligjore.Në njoftimin për shtyp bëhet me dije se u konstatuan shkelje si mospërputhje në procedura dhe të meta e mangësi në zbatimin e legjislacionit dhe akteve administrative që rregullojnë funksionimin e Degës Doganore, si në drejtim të procesit të vlerësimit e pranimit të deklaratave doganore të subjekteve të biznesit dhe individëve, ashtu dhe në drejtim të administrimit material e financiar.Mosrregjistrimi i të gjitha mjeteve të huaja pasi nga të dhënat e marra nga sistemi TIMS, për numrin e automjeteve të hyra, të ballafaquara me dokumentacionin e arkëtimeve të paraqitur nga zyra e financës të doganës, si dhe akordimeve të bëra me punonjësit përgjegjës, rezultoi se doganierë të pikës së hyrje daljes nuk shënonin në regjistër të gjitha mjetet, duke sjellë një diferencë të pa arkëtuar, në total me dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit në vlerën e 120,195 euro për 2.671 raste, për periudhën 2012-2013.
Mozbatimi dhe mosarkëtimi i tarifave te parkingut, duke krijuar një dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit, për 4,334,600 lekë në periudhën 01.06.2012-31.12.2013. Praktika doganore me grup artikujsh nga i njëjti eksportues të cilat janë trajtuar me origjinë preferenciale me nivel të taksës doganore 0%, në shkelje të MSA-së të Shqipërisë me Bashkimin Evropian is dhe praktika doganore në kundërshtim me legjislacionin tonë doganor, etj.
Për këto shkelje, KLSH ka kallëzuar në Prokurori 8 punonjës: N.S, N.P, D.D, K.S, A.Q, K.D, L.V dhe F.D, me detyrë doganierë të kontrollit fizik pikë-hyrje dhe të parkingut doganor, në Degën e Doganës Kakavie, me akuzën për "Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën".
Për të gjithë doganierët e rezultuar me shkelje në Raportin përfundimtar të Auditimit, KLSH i ka propozuar Drejtores së Përgjithshme të Doganave të marrë masat disiplinore nga "largim nga shërbimi civil" deri në "mbajtje deri në 1/3 e pagës".Gjithashtu, KLSH ka rekomanduar 7 masa organizative, 5 masa për shpërblim dëmi në vlerën 66,328,917 lekë, si dhe 2 masa administrative, penalitet për 2 subjekte./a.gegvataj/