Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të shtetit, kjo sjell për pasojë që drejtuesit e mjeteve të shmangin gjobat, duke ndërruar targat.
“Mungesa e këtij rakordomi sjell shmangien e këtyre gjobave, pasi mjeti humbet gjurmët lehtësisht duke ndërruar targën pikërisht vetëm për shkak të gjobave të papaguara’’, -thekson KLSH në raportin e sapopublikuar.
Për këtë arsye KLSH rekomandon që Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor të marrë masa që të bashkëpunohet me organet e policisë së shtetit, me qëllim paraqitjen reciproke të dokumenteve që të vërtetojnë shlyerjen e detyrimeve të ndërsjella të të dy institucioneve.
Në raport KLSH konstaton edhe numrin shumë të madh të mjeteve që nuk paguajnë taksat. Në vitin 2013 numri i meteve që nuk kanë paguar taksat është 113 mijë, në vitin 2014 121 mijë, dhe në vitin 2015 113 mijë.
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com