KLSH: Ministri Sokol Olldashi
favorizoi privatët e kolaudimit
Ministria e Transporteve i ka “dhuruar” kompanisë private koncensionare, që kryen kolaudimet e automjeteve, një shumë prej 153 milionë lekësh të vjetra, e cila, sipas ligjit, duhej të kalonte në arkën e shtetit. Kjo del nga raporti i KLSH për tremujorin e parë të këtij viti
Dikasteri i Sokol Olldashit ka kaluar padrejtësisht një shumë prej 15.333.000 lekësh të reja në favor të koncensionarit “SGA Automotive”, me vendim të Këshillit Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor nr. 37, datë 17 dhjetor 2010 dhe me miratim të Drejtorisë së Politikave të Planifikimit Financiar dhe Statistikave të kësaj ministrie. Në fakt, kjo shifër përfaqëson fitimin neto, që, sipas ligjit në fuqi, duhet të kalojë në buxhetin e shtetit. Kjo “dhuratë” është zbuluar nga ekipet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, gjatë veprimtarisë së tyre rutinë të kontrollit në këtë dikaster. Kompania është një subjekt privat, i cili ka marrë me koncension gjithë veprimtarinë e kontrollit teknik të automjeteve në Republikën e Shqipërisë. Sikur të mos mjaftonte përfitimi që vjen nga ekskluziviteti i një veprimtarie të tillë, krerët e ministrisë së Transporteve dhe Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor kanë vendosur të shtojnë të ardhurat e saj në mënyrë të paligjshme, çka le të dyshohet për afera korruptive.
AKUZATAkuza për favorizim kanë ardhur në adresë të këtij dikasteri edhe më parë, pas shpalljes fituese të SGA Automotive për shërbimin në fjalë. Paditësi ishte një shoqëri tregtare e së drejtës franceze, e cila ka marrë pjesë në procedurën e prokurimit “Dhënie me koncesion të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve me motor dhe rimorkiove”, të zhvilluar nga Autoriteti Kontraktues, MPTT. Pasi ka kaluar fazën parakualifikuese, paditësi ka paraqitur ofertën teknike dhe atë ekonomike pranë Autoritetit Kontraktues dhe në datën 18.12.2008 është zhvilluar procedura përzgjedhëse, ku janë hapur edhe ofertat përkatëse të dy shoqërive, që ishin paraqitur pas kualifikimit. Pas paraqitjes së ofertave dhe dokumenteve shoqëruese të tyre, pala paditëse është njoftuar nga MPTT në datën 21.01.2009 me një Njoftim Standard për Ofertuesin e Skualifikuar, se ishte skualifikuar nga vazhdimi i mëtejshëm i procedurës konkurruese. Agjencia e Prokurimit Publik pasi ka marrë në shqyrtim ankimin administrativ, arsyetoi në lidhje me shkaqet e skualifikimit të pretenduara nga AK dhe në përfundim të shqyrtimit administrativ APP ka vendosur që MPPT si autoritet kontraktues të bëjë rivlerësimin e procedurës së koncesionit sipas parashikimeve të nenit 25 të ligjit nr. 9663, dt. 18.12.2006 “Për Koncesionet”, pasi ka konsideruar se shkaqet për skualifikim nuk qëndronin.
Por, MPPT nuk zbatoi vendimin e APP dhe çështja u fitua me gjyq nga dikasteri.
ABUZIMET Nuk ka qenë vetëm ministria e Transporteve që ka shkaktuar dëm ekonomik për shtetin. Sipas raportit të KLSH për tremujorin e parë të këtij viti, shuma e konstatuar si abuzim e shpërdorim fondesh buxhetore nga ana e administratës publike kalon 221 milioë lekë të reja, e barabartë me rreth 2 milionë dollarë.
Sipas KLSH, është shkaktuar dëm ekonomik nga shitja dhe dhënia me qira e pasurisë së shtetit edhe nga bashkitë Laç, Berat, Komuna Pezë, etj, në total 47.3 milionë lekë të reja. Shkelje masive janë konstatuar me vlerësimet e kryera nga ALUIZNI, në qendër dhe Tiranë e Durrës, gjithësej me dëm 92.2 milionë lekë. Po kështu, dëme ka patur në prokurime, me një total prej 32.2 milionë lekësh, në pagat me 11.7 milionë lekë të reja, etj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9693
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49