Në vitin 2020 një kostoja mesatare e zbulimit për kancerin e qafës së mitrës ka kushtuar 6 lekë për një grua. Gjithsej gjatë këtij viti janë depistuar 10.218 gra. Ndërkohë në vitin në vitin 2021 kjo procedurë ka kushtuar 2,010 lekë, gjithsej. 8,208 gra që u kontrolluan dhe u diagnostikuan.

Referuar këtyre shifrave, Kontrolli i Shtetit në një raport, thotë se kostoja e depstimit për kancerin e qafës së mitrës është rritur me 261 herë nga 2020 -2021, në një kohë që numri I grave në 2021 ka qënë më i ulët se në 2020. Kontrolli i Shtetit veren se shifra e kostove për këtë vit, jane te paargumetuara dhe të pajistifikuara nga Ministria e Shendetësisë.

Nga auditimi i KLSH krahas pjesës financiare konkludohet se spitali Onkologjik në Qsut nuk ka në përbërje të saj organikën e duhur mjekësore, pra ka mungesë stafi, infermierë , tenknikë mjekësorë kurse mjekët onkologë kanë shumë ngarkesë.  Më konkretisht -Pavioni i Kirurgjisë Onkologjike realizon 36 vizita konsulta ditore, duke mos u përfshirë ndërhyrjet dhe stafi është i përbërë nga 6 mjekë onkologë,

 -Pavioni i Kimioterapisë realizon 75-80 pacientë trajtim me kimioterapi në ditë si dhe 48 vizitat ambulatore për dhënien e skemës së trajtimit me kimioterapi të pacientëve pranë Spitaleve Rajonale, stafi është i përbërë nga 9 mjekë onkologë.

Në rapot theksohet edhe mungesa e disa pajisje të rëndësishme mjekësore. Gjatë vitit 2020-2022 , thuhet në raport, 600 gra të prekura nga kanceri gjinekologjik nuk u trajtuan me radioterapi, sepse mungon pajisja e Brakiterapisë. Më tej në raport, flitet për mos vendosjen në  punë të aparatit të Ortovoltazhit, që trajton kancerin e lëkurës. Për këtë arsye u lanë pa shërbim 200 pacientë të tjerë të prekur nga melanoma. QSUNT-së  vlerëson KLSH, nuk duhej kishte humbur kohë, për sigurimin e një ambienti tjetër të ri për vendosjen e aparatit të Ortovoltazhit ose të rehabilitimit të ambienteve ekzistuese dhe përshtatshmërinë sipas standardeve të radioterapi.

Në Raport, është reflektuar edhe mungesa e shtretërve spitalorë për realizimin e seancave  të kimioterapisë dhë radiotërapisë, sistemi i kondicionimit. Në dhomat e pacientëve të katit të III ka prani të lagështirës si dhe kati nëntokë i godinës është jo funksional i cili aktualisht shërben si vend grumbullimi për pajisjet e amortizuara. Niveli i papastërtisë në katin nëntokë është mjaft i lartë dhe përbën risk potencial për infektim, thuhet në Raportin e KLSH .

(Kliko këtu për të parë raportimin e plotë)